Psikologji

Në bazë të inteligjencës suaj, ju përzgjidhni dhe njerëzit që urreni / Studimi i fundit

sa më pak intelegjent të jesh, aq më shumë gjykues do të jesh ndaj njerzëve të tjerë.
Featured image of article: Në bazë të inteligjencës suaj, ju përzgjidhni dhe njerëzit që urreni / Studimi i fundit

NEW JERSEY – Studimet e fundit të kryera nga shkenctarët  Mark Brandt dhe Jarret Crawford, në universitetin e New Jerseyt, tregojnë arsyen e vërtetë se përse mendja e njeriut priret për të ‘urryer’ njerëzit e tjerë.

Sipas shkencëtarëve, ne priremi për të gjykuar njerëzit me të cilët nuk kemi asgje të ngjashme.

Nuk ka rëndësi se sa të zgjuar jemi, të tërë ne jemi të prirur për të qënë paragjykues ndaj individëve të caktuar, por diferenca është tek karakteristikat e njerzëve që ti zgjedh të urresh.

Por sa më pak intelegjent të jesh, aq më shumë gjykues do të jesh ndaj njerzëve të tjerë.

Studimi i fundit i Mark Brandt dhe Jarret Crawford, ka treguar që njerzit me një nivel inteligjence nën mesataren, priren të paragjykojnë dhe të urrejnë ato karakteristika , për të cilat njeriu nuk ka kontrroll dhe nuk janë në dorën e tij, siç është përshembull ngjyra e lëkurës, orientimi seksual i ndryshëm, apo gjinia e tij.

Brandt dhe Crawford studiuan rreth 5,914 lëndë testimi. Ata matën aftësinë njohëse konjitive të secilit vullnetar, duke i bërë ata të kalojnë përmes një testi fjalësh, i cili na jep treguesin e inteligjencës (I.Q.) të një qenie njerëzore.

Pas kësaj, ata u dhanë subjekteve të tyre një seri pyetjesh për të matur qëndrimet e tyre ndaj stereotipeve për grupe të caktuara.

Njerëzit me nivel inteligjence më të lartë, tregojnë më shumë urrejtje ndaj grupeve me zgjedhje të pa arsyeshme për ta. Ata mund të mos tregojnë urrejtje ndaj një entiteti racor ose gjinie, por ata mund t’ju urrejnë për blerjen e një kompjuteri të shtrenjtë në vend që të përdorni fondet për të shkuar në shkollë.

Studiuesit sugjerojnë që njerëzit inteligjentë mund të zemërohen me njerëzit që janë të pa aftë të ndryshojnë mendimet e tyre bazuar në informacionin e re të treguar.

Ne të gjithë kemi aftësinë për të urryer, por kjo nuk do të thotë që ne ta përdorim atë. Ne mund të zgjedhim të përmirsojmë veten tonë, në vend që të përndjekim të tjerët. Çelësi i për të zgjidhur gjithë urrejtjen është dashuria. Dashuria do të jetë gjithnjë përgjigjja. Nuk ka rëndësi se sa i zgjuar jeni, nga cili grup etnik jeni, çfarë gjinie i përkisni, apo cilën gjini zgjidhni për të futur në shtrat etj. Ju jeni një qenie njerëzore dhe e denjë për dashuri nga kushdo dhe gjithësecili.

Burimi:TheunleashedMind

E.C/Dosja.al

Shto Koment