Bota

Në bashkëpunim me të dashurin! 22-vjeçarja pret dorën qëllimisht për të marrë shpërblim nga shteti, vajza shpallet fajtore për krimin

Julija Adlesic priste të fitonte më shumë se 1 milion€ (900,000 £, 1.16 milion dollarë) nga gjëja e tmerrshme që i kishte bërë vetes.
Featured image of article: Në bashkëpunim me të dashurin! 22-vjeçarja pret dorën qëllimisht për të marrë shpërblim nga shteti, vajza shpallet fajtore për krimin Foto nga gjyqi per 22 vjeçaren

SLLOVENI- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Slloveni ku një 22- vjeçare është shpallur fajtore pasi ka prerë qëllimisht dorën e saj për të marrë sigurime nga shteti.

Julija Adlesic priste të fitonte më shumë se 1 milion€ (900,000 £, 1.16 milion dollarë) nga gjëja e tmerrshme që i kishte bërë vetes.

Gjykata zbuloi se vajza në bashkëpunim me të dashuri i saj e kishte prerë dorën, për t’u deklaruar si një person me aftësi të kufizuara gjatë gjithë jetës.

Në 2019 Julija Adlesic dhe disa të afërm të saj u arrestuan pasi përfundoi në spital me dorën e prerë. Sidoqoftë autoritetet arritën të gjenin dorën e vajzës dhe mjekët ia qepën asaj në kohë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Prokurorët kanë deklaruar se i dashuri i vajzës kishte bërë gjithashtu kërkime në internet për duar artificiale ditët më parë, para se të ndodhte incidenti. Ata thanë se kjo është një provë e fortë se lëndimi ishte i qëllimshëm.

Babait të të dashurit të Adlesic gjithashtu iu dha një dënim me kusht një vit. Gjatë gjithë gjyqit, Adlesiç kishte mohuar të kishte prerë me dashje dorën e saj.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment