Aktualitet

Në ankth prej orësh, si presin familjarët në dyert e spitaleve Covid, i riu: Kam babain prej një jave brenda, shpresoj të përmirësohet

VIDEO
Tek Spitali “Infektiv”, janë të shumtë ata qëndrojnë nga mëngjesi deri në mbrëmje. Me shpresë, presin lajme të mira nga stafi mjekësore. Në këto ditë të nxehta shtatori janë të detyruar të qëndrojnë në hijet e pemëve.
Featured image of article: Në ankth prej orësh, si presin familjarët në dyert e spitaleve Covid, i riu: Kam babain prej një jave brenda, shpresoj të përmirësohet Pamje nga spitalet Covid

TIRANË– Prej disa muajsh oborret e spitaleve COVID, janë shndërruar në shtëpi të dytë për familjarët e pacientëve që trajtohen me këtë virus.

Tek Spitali “Infektiv”, janë të shumtë ata qëndrojnë nga mëngjesi deri në mbrëmje. Me shpresë, presin lajme të mira nga stafi mjekësore. Në këto ditë të nxehta shtatori janë të detyruar të qëndrojnë në hijet e pemëve.

Pas ankesave të shumta të shprehura edhe në media për mungesën e informacionit, duket se autoritetet spitalore kanë reflektuar, duke lejuar dhe komunikimin me telefon. “Komunikojmë me telefon, me mjekët që prej 12 ditësh”, tha një qytetar. Një tjetër qytetar tregon se në Infektiv ka babain, ndërsa shprehet: “Kam babain prej një jave. Komunikojmë rregullisht dhe na janë përgjigjur. Marrim çdo ditë informacione rreth gjendjes së tij. Është 78-vjeç, herë pas herë ka luhatje, por shpresojmë që të bëhet më mirë”, thotë ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rastet pozitive me COVID-19 në vendin tonë po shtohen dita-ditës. Vetëm brenda 30 minutash kamera e “ABC News” fiksoi 2 pacientë që u shtruan në spitalin “Infektiv” për një trajtim më të specializuar.

Marrë nga abcnews.al

(f.m/dosja.al)

Shto Koment