LIVE UPDATES
Bota

Në 88-vjetorin e Piro Manit, një urim për dekanin historik të regjisurës shqiptare

14 Prill 2020, 09:35 Nga DOSJA
Në 88-vjetorin e Piro Manit, një urim për dekanin historik

Kalofsh përtej të njëqindave Piro Mani!

Nuk mund të mos fillonte 14 prilli pa këtë urim për Piro Manin, dekanin historik të regjisurës shqiptare, endsin e magjishëm të spektakleve më të bukur që kanë parë skenat e vendit tonë.

Sot Piroja mbushi 88!

Për shkak të angazhimeve tona në fushën e regjisurës, unë artistin e madh kam patur rast ta bashkoj, të shkëmbejmë mendime, ta njoh nga afër… Por kurrë nuk am ndenjur me të më shpesh dhe më gjatë se sa në vitet tanë të përbashkët të Amerikës.

Kam shkruar për mikun tim disa herë. Në këtë ditë po sjell vetëm disa ekstrate nga një artikull i gjatë që më nxiti një porosi nga Tirana. Ka qenë një 14 prill dhe ai. Edhe atëhere i urova njëqind vitet, normën e zakonshme. Sot, megjithë shpirt, i uroj atij dhe familjes Mani që ta kenë kreun e familjes edhe përtej të njëqindave! Por ta kenë të shëndetshëm. Pa sa për të lumtur, lumturinë e ka në gen ai!

………………………………………………

Me Piro Manin, nëpër Nju Jork

Jo rrallë unë shkoj aty ku banon Piroja, që të marr kolegun tim të shquar dhe të vemë t’i pijmë kafetë në periferi të qytetit, ose tej nga Fresh Pondi, në lokalet e shqiptarëve.

Pres deri sa ashensori e zbret plakun flokëbardhë, që del në trotuar e nuk thotë mirmëngjes pa u rehatuar në sediljen përkrah shoferit, që në këtë rast jam unë. Zëri i tij është po ai i pari, ai që mbahet mend me Edi Karbonen, me Protopapën e me figura të tjera të paharrueshme që krijoi ai.

Me që ra fjala, e njoh qytetin e madh më mirë se Piroja. Nuk harroj asnjëherë ta shpie përmbi urën e Bruklinit, aty ku gjysëm shekulli më parë bënte shëtitjet e përditëshme Artur Mileri, dramaturgu i madh i këtij vendi, që sodiste nga lartësi e urës, punën e hamejve emigrantë italianë në portin e dikurshëm. Ato soditje më pas i dhanë letërsisë dhe teatrit “Pamjen nga Ura”, dramën e Edi Karbones, atë dramë të pavdekshme mbi dritëhijet e nënvetëdijës njerëzore që Frojdi ka marrë përsipër të na i shpjegojë shkencërisht dhe ky zotëria në sedilen përbri, djalë i ri i porsakthyer nga studimet e Moskës, pat përveshur mëngët t’i trupëzonte në skenën e teatrit të Korçës. Korça qe një qytet province në kuptimin gjeografik, por mbeti një nga kryeqytetet e teatrit shqiptar, më së shumti për meritë pikërisht të këtij individi, që bash nga vendi i origjinës nisi rrugën e mundimshme drejt majave me dritë.

Ai djalosh i dikurshëm pas një jete me vazhdë të ndritëshme prapa, ka avancuar në moshë tashmë, dhe mirënjohja e bashkëkohësve me vështrim nga kalendari, nuk harron të nderojë 14 prillin, ditën që regjisori i shquar erdhi në jetë në atë vit të largët 1932, në Korçën e bukur.

……………………….

Piro Manin e kishte puthur fati në ballë. Në laboratoret e teatrit korçar pati nën urdhrat e tij regjisorialë aktorë të klasit të parë, si Pandi Raidhin, bashkëshortët Dhorka dhe Dhimitër Orgocka, Thimi Filipin, Stavri Shkurtin, Aleko Prodanin e të tjerë, që Piroja s’i heq nga goja dhe i ka të pranishëm, jo vetëm në bisedat jubilare, si këto të këtyre ditëve.

…………………………………………………

Është interesante se si historia e vendit tonë do mund të lexohej edhe nëpërmjet historisë së teatrit. Aty shfaqet qartë se si shtrëngimet dhe lëshimet në repertor, përkonin me dritëhijet në trurin e diktatorit të sëmurë nga paranoia. Historia edhe më dramatike e dramave të anulluara e atyre që fituan kurora dhe u shkurorëzuan, e dramave që u bënë shkak përleshjesh të kryekrerëve, drama që u bënë shkas për internime, transferime dhe burgime autorësh, regjisorësh e piktorësh; e dramave pa vlerë që përfituan e dolën në dritë nga këto lloj përleshjesh, mund ta tregojë fare mirë, në gjuhën e vet, historinë e Shqipërisë në gjysmën e dytë të shekullit XX.

Sukseset e ndritëshme të Korçës, e sollën Piro Manin në teatrin qëndror të vendit, në Tiranë. Gjatë kësaj kohe që iu qasëm Piros në kërkimet e përbashkëta e në konkurime, ne, nxënsit e tij, vumë re rritjen e hovshme të personalitetit të një regjisori, që të godet me të parën me imazhin e veprës, që operon me guxim e brutalitet bashkë, gjetjet e reja, atë që kërkon me këmbëngulje karakteret e paparë, që e tërheq llastikun e groteskut deri aty sa t’i thua se do t’i këputet në dorë. Në studjot dhe në skenën e teatrit, për një çerek shekulli u pa një njeri që nuk u ndal kurrë në kërkimet e tij që rezultuan, në më të shumtën, suksese për t’u patur zili. Si të mos i kishe zili një vepër alegoriko-satirike si “Arturo Ui” e Brehtit, ku bashkë me atë të regjisorit, ndritën gati të tërë yjet e aktrimit të angazhuar atje. Arturo Ui ishte personifikimi i karrieristit mizor, i diktatorit të pandalshëm para asgjëje në ngjitjen e tij, i demagogut populist, që është moskokëçarës nëse e besojnë apo jo, në ato që thotë. Ne, në Shqipëri, e kishim një të tillë.

Tamam në ato vite shënohen krizat më të mprehta e dramat më të mëdha njerëzore, që si për të përqeshur artin e skenës, nuk do të ngjiteshin dot kurrë mbi një skenë teatri. Tamam në atë kohë morsat e persekutimit mbërthyen dy nga regjisorët më të talentuar, Spahivoglin dhe Luarasin. Por kjo ngjarje nuk la pa tronditur edhe sigurinë e Piro Manit edhe të tjerëve të cilët e ndjenë fshikullin. Ne të gjithë ndjemë vërshimin dhe përmbytjen e skenave me vepra që u lexohej fundi që në faqen e parë. Edhe në varfërinë e gjatë dramaturgjike, Piro Mani tregoi se qe një regjisor me vlera të papara gjer atëherë dhe që nuk ia gjen shokun as sot në bollëkun e pakufishëm repertorial. Ai rendi dhe me mençuri ngjiti në skenë vepra si “Cucën e Maleve”, “Fytyrën e Dytë”, “Epoka para Gjyqit”, “Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur”, që ofronin hapësira të bollshme për të frymëzuar regjisorin dhe interpretët, për të kënaqur dhe spektatorët e llozhës dhe ata të platesë.

Bisedat me Piron

Piroja ka mendimin se shkolla ruse e teatrit është një shkollë e përparuar me baza të shëndosha të mjeshtërisë së aktrimit…

“Pra ti, Piro, e quan veten me fat që u edukove në atë shkollë?”

“Pa as më të voglën lëkundje! Gorçakovi, pedagogu im ka qenë dishepull i

Stanislavskit. Po i tillë ka qenë dhe Zavadski, udhëheqësi artistik i Kujtim Spahivoglit. Ishte shumë e vlefshme praktika jonë në teatrin dhe shkollën ruse, pasi shihnim se si artistë të shquar iu përshtateshin kushteve. Edhe në binarët e hekurt stalinistë, ata arritën të realizojnë një pjesë të ambicjeve të tyre artistike.”

“Po në binarët e stalinizmit tonë ç’ndodhte?” e ngacmoj unë.

Me keqardhje, të dy sjellim ndërmend se censura ndaj teatrit rrinte me tre turne në majë të karakollit.

“Ti Piro,” vazhdoj unë, “ke qenë në qendër, ke qenë më i shquari ndër regjisorët, dhe detyrimisht të ka rënë barra të ngjitësh në skenë edhe vepra që kundërmonin orientime komitetoqendroriale. Buzëplasur, buzëplasur, por e ke gjetur pajtimin me to…”

“Mos harro të thuash se kam qenë edhe më i vëzhguari dhe më i monitorizuari!”

E pastaj, mendueshëm, regjisori shton: “Pajtimin me to… Si të them?… Ti e kupton se edhe në dramën më të keqe, do të gjesh se s’bën një qoshkë të bukur frymëzuese, një motiv të paprekur, një karakter interesant, apo një të thënme me vlerë… Do të gjesh, me siguri, një gozhdë ku lidhet kënaqësia estetike, frymëzimi i artistit. Pastaj artisti e zhvesh frutin e ëmbël nga lëvozhga ideologjike dhe arrin ta shijojë. A nuk e frymëzon artistin një vajzë që u mëson shoqeve shkrim e këndim? A nuk të duket frymëzues dhe i shtrenjtë një partizan 19 vjeçar që jep jetën duke luftuar e nuk e merr vesh kurrë më, se gjaku i tij u përdor për një skllavëri tjetër më të egër se okupimi?”

“Le të ndërrojmë temë, profesor…”

“Le të mos e ndërrojmë edhe për ca minuta më shume,” kundërshton Piroja. “Ca njerëz mund të më gjykojnë për spektaklet që kanë parë nga unë, spektakle, që më së shumti i ka reklamuar kritika zyrtare. Por një nga shfaqjet më të bukura të mia, unë mbaj “Rrethimin e Bardhë” të Naum Priftit, por ata nuk kanë mundur ta shohin. S’e panë, ngaqë atë e rrëzoi vetë Enver Hoxha në një nga vizitat e tij në Korçë. Fabula ishte mbi rezistencën njerëzore në kushtet e rrethimit nga dëbora dhe mendohej se do të kalonte me pasaportën e temës së rrethimit kapitalisto-revizionist. Unë u dashurova pas veprës. Sapo pata ardhur nga Moska, ku destalinizimi po shkrinte çdo lloj akulli. Në tërë katet e universitetit Lomonosov kërciste rockenrolli nga gëzimi i hapjes së horizonteve. Kurse tek ne… Unë arrita që tërë këtë përjetim ta plazmoja në atë dramë. I Pari i vendit e kapi menjëherë nostalgjinë time dhe e fundosi atë spektakël aq të ndjerë që pa u shfaqur ende… Sinqerisht, ka qenë një nga punët më të bukura që kam bërë.

Pra, i dashur, teatri ka qenë një bashkëpunim i gjërë: për ngjarjet e shënuara vepra orientohej nga shumë lart; në organizatën bazë shtrohej akuza delikate “Piro Mani nuk u jep role komunistëve”, gjë që nuk ishte e vërtetë aspak, pasi shumë nga komunistët ishin aktorë vërtet të paarritshëm. Por komunistët mediokër, aktorët pa vlera, me këtë akuzë, jo vetëm që nuk e linin udhëheqësin artistik t’i dëbonte nga teatri, por deshin që ai t’u jepte të luanin dhe Hamletin! Hajde të harmonizoje kërkesat e Shekspirit me ato të organizatës bazë të partisë të Teatrit Popullor!… Mund ta ndërrojmë temën tani!… (2007)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora artisti shqiptar dekani i regjisures shqiptare piro mani artisti shqiptar dekani i regjisures shqiptare piro mani

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni