KRYESORET
19 MINUTA ME PARE Aktualitet

Plagoset me armë zjarri një 11-vjeçar 

PUKË- Plagoset me armë zjarri një 11-vjeçar. Ende nuk dihen detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur sot, apo lidhur me gjendjen e të mi...

Aktualitet

Në 2020-n, numri bizneseve të huaja u rrit me 2.7%, kontribuuan në 16% të punësimit

23 Dhjetor 2021, 06:18 Nga DOSJA

TIRANË – Në vitin 2020, ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta zënë 3,6% të ndërmarrjeve aktive që operojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, por ato kishin një peshë të konsiderueshme në punësim dhe shitje. Pavarësisht pandemisë, numri i bizneseve të huaja u rrit me 2.7% vitin e kaluar, duke arritur në 4433 biznese gjithsej nga 4269 që ishin më 2019.

Ndërmarrjet me origjinë nga shtetet e Bashkimit Europian zunë mesatarisht 60,7% të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta, ndërkohë shtetet e Ballkanit Perëndimor përfaqësojnë 8,9% të këtyre ndërmarrjeve.

Në ekonominë shqiptare, ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta nga Shtetet e Bashkimit Europian janë mbizotëruese në aktivitetet: shërbime të tjera (24,0%), tregti (13,8%) dhe industri (10,8%),(tab.4).

Gjatë vitit  të kaluar, ndërmarrjet nga vendet e BE-së me 1-9 të punësuar mbulojnë 81,1% të të gjitha ndërmarrjeve të BE-së, ndërkohë ndërmarrjet me 250+ të punësuar mbulojnë 1,4%.

 

Bizneset e huaja kontribuuan me 16% të shitjeve totale dhe 22,6% të punësimit

Në vitin 2020, ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta kanë realizuar 16,4% të punësimit gjithsej dhe 22,6% të shitjeve neto.

Nga vendet e Bashkimit Europian, Italia zuri 48,0% të punësimit dhe 21,2% të shitjeve neto. Në vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova mbuloi 2,9% të punësimit dhe 3,5% të shitjeve neto gjatë të njëjtës periudhë kohore.

Vendet e BE-së përfaqësojnë pjesën më të madhe të punësimit në ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta. Në vitin 2020, këto vende kanë zënë 77,8% të punësimit gjithsej

Për sa i përket shitjeve neto, situata duket e ngjashme me atë të punësimit. Vendet e BE-së kanë pjesën më të madhe të shitjeve neto në ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta me 67,4% (fig.4)

Për treguesin e punësimit, përqindja më e lartë e ndërmarrjeve me pronësi të huaj dhe të përbashkët për vitin 2020 është në sektorin e industrisë përpunuese me 38,9% (tab.7). Për treguesin e shitjeve, përqindja më e lartë e ndërmarrjeve me pronësi të huaj dhe të përbashkët për vitin 2020 është në sektorin e tregtisë me 30,0%.

Në sektorin e industrisë nxjerrëse, pjesa më e madhe e shitjeve neto realizohet nga ndërmarrjet e zotëruara nga grupi i Shteteve të tjera (82,9%) ku Kina është vendi dominues me 59,2%. Në sektorët e tjerë, pjesa më e madhe e shitjeve neto u realizua nga shtetet e BE-së; industri përpunuese (61,0%), Energji Elektrike & Ujë (73,3%), Ndërtim (70,6%), Tregti (70,8%), Transport & Komunikacion (65,8%) dhe Shërbime të tjera (81,9%). Në grupin e vendeve të BE-së, italia dominon në sektorin e industrisë përpunuese (35,4%), Ndërtim (20,5%), Akomodimi dhe restorante (11,8%) dhe Shërbimet të tjera (28,1%).

Gjatë vitit 2020, ndërmarrjet me 250 dhe më shumë të punësuar kanë zënë 35,7% të të punësuarve gjithsej si dhe kanë realizuar pjesën më të madhe të shitjeve neto me 32,4% (fig 5)

Në fund të vitit 2020, vendet e BE-së përbënin pjesën më të madhe të stokut (54,4%), të dominuara nga Holanda dhe Italia përkatësisht me 16,3% dhe 10,2% (tab. 9).

Holanda dhe Zvicra dominojnë fluksin e investimeve të huaja

Për vitin 2020, Holanda dhe Zvicra kanë dominuar fluksin e investimeve direkte, përkatësisht me 21,5% dhe 19,8%, por me një fluks në rënie krahasuar me vitin 2019 (tab.10)

Sektorët “Energjia elektrike, gazi dhe furnizimi me ujë” dhe “Industria nxjerrëse” vazhdojnë të përbëjnë vlerat më të larta të stokut edhe në fund të vitit 2020, përkatësisht me 30,3% dhe 14,5% (tab.11)

Sektorët “Energjia elektrike, gazi dhe furnizimi me ujë”, “Industria nxjerrëse” dhe “Aktivitete financiare dhe të sigurimit”, përbënin vlerat më të larta të fluksit të iD gjatë vitit 2020, përkatësisht me 27,5%, 14.2% dhe 14,1%. (tab.12).

Tregtia dominohet nga bizneset turke dhe italiane

Në vitin 2020, numrin më të madh të ndërmarrjeve me pronësi të huaj dhe të përbashkët e zënë ndërmarrjet me pronësi/bashkëpronësi italiane dhe Greke.

Gjatë këtij viti numri ndërmarrjeve eksportuese me pronësi/bashkëpronësi italiane është 356 dhe me pronësi/bashkëpronësi Greke është 69.

Ndërkohë për importet e mallrave numri i ndërmarrjeve importuese me pronësi/bashkëpronësi italiane është 555 dhe me pronësi/bashkëpronësi Greke është 136.

Në vitin 2020, pjesën më të madhe të vlerës së eksporteve të mallrave të ndërmarrjeve me pronësi të huaj dhe të përbashkët e zënë ndërmarrjet me pronësi/bashkëpronësi italiane me 46,5%, ndërmarrjet me pronësi/bashkëpronësi Turke me 14,7% dhe ndërmarrjet me pronësi/bashkëpronësi Kineze me 9,7%.

Referuar vlerës së importeve të mallrave për të njëjtën periudhë ndërmarrjet me pronësi/bashkëpronësi italiane, gjithashtu zënë pjesën më të madhe të vlerës së importeve me 35,7%, ndjekur nga ndërmarrjet me pronësi/bashkëpronësi Turqia me 14,4% dhe ndërmarrjet me pronësi/bashkëpronësi Greke mesatarisht me 7,4% .

Në vitin 2020, eksportet e mallrave të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta përbëjnë 53,0%, të eksporteve të mallrave gjithsej. Ndërkohë importet e mallrave të këtyre ndërmarrjeve përbëjnë 27,4%, të importeve të mallrave gjithsej

Në vitin 2020, eksportet e mallrave të ndërmarrjeve me pronësi/bashkëpronësi nga vendet e BE-së zënë 65.7%, të eksporteve të mallrave të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta. Ndërkohë importet e mallrave këtyre ndërmarrjeve përbëjnë 69.6%, të importeve të mallrave të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta (tab. 16). (MONITOR)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

Sondazh

Poll

Procesi i Presidentit/ Ndryshon mendim pas mbledhjes, Alibeaj: Do marrim pjesë

Procesi i Presidentit/ Ndryshon mendim pas mbledhjes, Alibeaj: Do marrim pjesë

Cilët kryebashkiakë do kallëzohen? Manja: Hetimi ka rregulla, s'bëj publike asnjë rast

Rrezikon Shqipëria nga lufta?Peleshi:Jemi të sigurtë,NATO reagon sa herë që preket një pëllëmbë tokë

Shqipëria ngre bazë të dhënash për emergjencat, çon togë në Bullgari, zgjeron kontributin në NATO

Balluku: Ka abonentë familjarë që përdorin mbi 5 mijë kw mujorë, do kenë pishina, s'fikin dritat

Miratohet koncensioni për ndërtimin e aksit Thumanë-Kashar

Qeveria vendos transferimin e të dhënave për licensat e minierave

A e ka gati Shqipëria dosjen për çështjen e detit në Hagë? Xhaçka: Në atë fazë jemi

Mbështetje për emigrantët shqiptarë në Greqi? Xhaçka: E diskutova me Dendias, do njihet gjuha shqipe

Shqipëria jep OK për futjen e Suedisë e Finlandës në NATO

Gjuhë të huaja e letërsia, ulet mesatarja që duhet të kenë maturantët për këto degë

Kisha

Mbledhja e grupit, Berisha mbërrin në selinë blu: Alibeaj vegël e Ramës, po fyejnë Diasporën

Forumi i PPE, Berisha: Po mbajnë qëndrim neutral, zëri ynë s’do mungojë

S’ju uroi asnjë ambasadë, Berisha: S’e mbaj mend ta kenë bërë ndonjëherë

Marrëdhënia me SHBA, Rama: Miqtë e BE s'e kuptojnë, u dukemi budallenj

Rama: Kemi gati projektin për një bazë detare të NATO-s, do ia paraqesim gjeneralit

Yuri Kim në sallë, Edi Rama: Do flas anglisht, të shmang përkthimin e keq që krijon probleme

U nderua me medalje, gjenerali amerikan 'i mahnitur' pas Ramës: Jeni lider!

Rama i dorëzon medalje Komandantit të NATO-s: Do bëjmë plan për një bazë detare

INCIDENTI- Rama mezi i vendos medaljen gjeneralit amerikan: Më fal, s'qenka e lehtë

Tifozët

Trafikimi i qenieve njerëzore, Kim: Shqipëria ka ende punë për të bërë, SHBA s'ndalon ndihmën

Trafikimi i qenieve njerëzore, Osmani: Rrjetet kriminale kanë shfrytëzuar mungesën e rendit

Meta thirrje prokurorive: Hetoni trafikimin e qenieve njerëzore, fëmijët në rrezik

Zgjedhja e pasardhësit, Meta: Kuvendi të bëjë punën e tij, Opozita më e mirë janë shqiptarët

"Kush e bëri hapin e parë?"/ Pajtimi me Kim, Meta: S'shoh asnjë problem...

Tifozët terror në Tiranë, nën pushtim kryeqytetin, kros tek Kryeministria

Aksident i trefishtë në Vlorë, makinat bëhen 'copash' në Skelë, shkak shpejtësia

Makina e policisë e dhunuar, gjendet një thikë në vendngjarje

Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e shkatërrojnë çdo gjë që i'u del përpara

Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e shkatërrojnë çdo gjë që i'u del përpara

Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e shkatërrojnë çdo gjë që i'u del përpara

Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e shkatërrojnë çdo gjë që i'u del përpara

Presidenti/ Balla: 4-2-1 s'është negociatë, PD nuk më ka sjellë asnjë emër

Presidenti/ Balla: Raundi i tretë do të mbahet më 30 maj, ora 10:00

Presidenti/ Balla-opozitës: Kemi 6 ditë kohë që të negociojmë, sillni emrat

Presidenti/ Spiropali-opozitës: Pse vini kur e cilësoni si ilegjitim këtë proces?

Presidenti/ Duma-PS: E doni Opozitën sa për farsë. I kthehet Balla: Mos u nxeh!

Presidenti/ Alibeaj: PS do presidentin e saj, jo për popullin

Mediu: S'ka kohë për 8 e 10 kandidatë, Opozita duhet të ketë kandidatin e saj

'21 Janari'/ Tabaku: Duam të dimë kur do arrestohet X ministër. Balla: E di për kë e kam...

Dosja e '21 Janarit'/ Balla: Kam besim se do hetohet nga Prokuroria e Posaçme

Kraja: Ka korrupsion dhe pastrim parash në të gjitha fushat, duhet punë e madhe për t'i luftuar

Pastrimi i parave, Çela: S'po bëhet mjaftueshëm, shqetësuese pasi po burojnë nga...

Harta e re gjyqësore/ Manja: Propozojmë një gjykatë të Apelit, s'ka ndryshime në ligj për Vettingun

Kryeministri mbaron fjalimin, qytetari 'zbrazet': Rama ik!

Integrimi në BE, McAllister: Shqipëria i ka plotësuar kushtet, pa opozitë të fortë s'ka ecuri

'Do bashkëpunoni me Berishën?' McAllister i bën bisht pyetjes: Nuk është vendi për komente

“Ndahemi nga RMV”, McAllister-Ramës: Planet B e C mirë do të ishte të mos thuhen publikisht