Rajoni

“Ndryshoni sjelljen”/ Ministri i Shëndetësisë në Kosovë: Vdekjet dhe rastet pozitive po rriten sepse nuk po respektohen masat

Zemaj ka bërë thirrje të ndryshohet sjellja dhe rikujtoi qytetarët që të vendosin maskën të ruajnë distancën. Po ashtu ai tha se numri i viktimave dhe të infektuarve nuk do të ulet nëse nuk do të zbatohen masat. 
Featured image of article: “Ndryshoni sjelljen”/ Ministri i Shëndetësisë në Kosovë: Vdekjet dhe rastet pozitive po rriten sepse nuk po respektohen masat Armend Zemaj

KOSOVË- Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, ka thënë se masat parandaluese ndaj përhapjes së virusit nuk po respektohen.  NË një postim që ka bërë në rrjetet sociale ai është shprehur se virusi po përhapet sepse qyetarët nuk respektojnë mast kufizuese.

Zemaj ka bërë thirrje të ndryshohet sjellja dhe rikujtoi qytetarët që të vendosin maskën të ruajnë distancën. Po ashtu ai tha se numri i viktimave dhe të infektuarve nuk do të ulet nëse nuk do të zbatohen masat.

Postimi i plotë: 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Qytetarë të nderuar, Respektimi i masave për pengimin e përhapjes së virusit dhe luftimin e tij, nuk është në nivelin e duhur, sepse, rastet pozitive dhe rastet e vdekjeve po shtohen. Mos i jepni rast virusit. Ndryshoni sjelljen tuaj. Numri i madh i personave me virusin Covid 19, dhe numri i madh i rasteve të vdekjeve, do shërbyer si sinjal i fuqishëm për pakujdesinë në shtetin tonë.Deri sa ende nuk janë në përdorim vaksinat kundër virusit, mënyra e vetme për t’u mbrojtur, është distanca, maska dhe higjiena. Zbatoni masat kundër virusit vdekjeprurës, ndryshe, numrat nuk do të ulën. Ndryshoni sjelljen tuaj, për ta ndryshuar gjendjen në Republikën tonë. Ndryshe, na presin sfidat edhe më të mëdha! Barte maskën! Ruaje distancën!

(A.k.dosja.al)

Shto Koment