Politike

Ndryshon rendi i ditës, emrat e ministrave të rinj votohen sot në Kuvend

Kryeministri Rama dërgoi për dekretim shkarkimin e Lleshajt, emërimin e Çuçit, shkarkimin e tij nga posti i Ministrit të Bujqësisë dhe emërimin në këtë post të Mila Ekonomit. Pak minuta më parë Meta i dekretoi të katër këto ndryshime. 
Featured image of article: Ndryshon rendi i ditës, emrat e ministrave të rinj votohen sot në Kuvend Kuvendi

TIRANË– Dekretet për emërimin e ministrave të rinj do të kalojë që në seancën e sotme parlamentare.

Ka qenë kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ai ka që bëri kërkesën për ndryshimin e rendit të ditës, e cila më pas ka marrë votat në Kuvend. Balla ka kërkuar që të votohen fletët e votimit.

“Kam depozituar një kërkesë për ndryshimin e rendit të ditës. Kam kërkuar të përfshihen në rendin e ditës dekretimet e presidentit për ndryshimet në qeveri. Për hir të konsensusit i kam kërkuar mirëkuptim tre kryetarëve te grupeve parlamentare, që edhe ata kanë shprehur dakordësinë për këtë ndryshim që ministrat e rinj të marrin detyrën sa më shpejt”, tha Balla.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kryeministri Rama dërgoi për dekretim shkarkimin e Lleshajt, emërimin e Çuçit, shkarkimin e tij nga posti i Ministrit të Bujqësisë dhe emërimin në këtë post të Mila Ekonomit. Pak minuta më parë Meta i dekretoi të katër këto ndryshime.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment