Aktualitet

Ndryshon protokolli! Tomini: Shumë shpejt, do të hiqen ritestimet apo tamponët e negativizimit për Covid-19

VIDEO
Shefja e epidemiologjisë Eugena Tomini thotë se ritestimet apo tamponët e negtativizimit për Covid nuk do të kryhen.
Featured image of article: Ndryshon protokolli! Tomini: Shumë shpejt, do të hiqen ritestimet apo tamponët e negativizimit për Covid-19 Eugena Tomini

TIRANË– Shqipëria shumë shpejt do ndryshojë protokollin shëndetësor për ritestimet për të prekurit me koronavirus. Shefja e epidemiologjisë Eugena Tomini thotë se ritestimet apo tamponët e negativizimit për Covid nuk do të kryhen.

“Nëse mbas 14 ditëve ose nga periudha e 12-14 ditë ne ritestojmë dhe rezultojnë negativ sërish kalojmë në punë. Ne jemi duke vlerësuar mbi heqjen e ritestimeve masive për rastet që janë konfirmuar pozitiv, por akoma jemi në të njëjtin zbatim protokolli.”

Por një person, i cili rezulton pozitiv me Covid sipas protokollit shëndetësor duhet të qëndrojë në karantinë për dy javë edhe në qoftë se ai negativizohet më shpejt.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Vazhdojmë me të njëjtën strategji me të njëjtin protokoll mbi çdo rast të dyshuar, të konfirmuar duhet të respektoj karantinimin 14 ditë.”

Ndërsa në Kosovë dhe në shumë vende të tjera europiane, nëse një i prekur me Covid nuk ka shenja klinike për tre ditë, ai cilësohet i shëruar nga Covid.

Marrë nga Tv Klan

(f.m/dosja.al)

Shto Koment