Aktualitet

Paguaj ç’ke konsumuar një vit më parë! Ndryshon SKEMA e faturave të energjisë elektrike gjatë pandemisë së Covid-19, kush bën përjashtim

Abonentët familjarë dhe bizneset do të faturohen afrofe për energjinë elektrike gjatë periudhës së pandemisë.
Featured image of article: Paguaj ç’ke konsumuar një vit më parë! Ndryshon SKEMA e faturave të energjisë elektrike gjatë pandemisë së Covid-19, kush bën përjashtim Foto ilustruese

Shqipëri- Gjatë periudhës së pandemisë, abonentët familjarë dhe bizneset do të faturohen afrofe për energjinë elektrike. Pas përhapjes së COVID-19 punonjësit e OSHEE e kanë të pamundur që të bëjnë leximin e matësave në terren dhe kanë detyruar ERE-n që të gjejë një formë tjetër faturimi, atë të afrofesë. Sipas OSHEE-së qytetarët do të paguajnë për muajin mars, aq sa kanë paguar marsin e vitit të kaluar dhe në muajt e ardhshëm do të bëhet zbritja ose shtimi i parave. Nga kjo skemë përjashtohen klientët që kanë faturim 0 kilovat në 3 muajt e fundit e më parë apo që kanë depozituar ankesa për faturimin gjatë të njëjtës periudhë të vitit të shkuar.

Si do të veprohet?

Përshembull, nëse një person është fatururuar 4 000 lekë gjatë marsit të vitit të kaluar, do të faturohet po aq edhe në marsin e këtij viti.

Nga kjo mënyrë faturimi do të përjashtohen klientët që kanë faturim 0 kilovat në 3 muajt e fundit e më parë apo që kanë depozituar ankesa për faturimin gjatë të njëjtës periudhë të vitit të shkuar.

Ndërkohë, të gjithë klientët e kategorisë jofamiljare ose bizneset të cilët sipas përcaktimeve të akteve normative që lidhen me COVID – 19, rezultojnë të pezulluar për të ushtruar aktivitetin, sipas publikimeve të Drejtorisë së Tatimeve apo organeve të tjera të evidentuara nga aktet normative, të faturohen për muajin mars 2020 vetëm për një periudhë 15-ditore.

Për muajt në vijim të faturohen në bazë të ditëve që do të rezultojnë me aktivitet.

Për kontratat e furnizimit me energji elektrike që nuk kanë faturime të muajit referues të vitit të mëparshëm të konsumit me matje të energjisë elektrike, faturimi do të bëhet bazuar në mesataren e konsumit me matje të energjisë elektrike, të regjistruar gjatë vitit të fundit në sistemin e faturimit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Po ashtu faturimi i konsumit i ambienteve të përbashkëta do të vazhdojë i njëjtë për të gjithë kategoritë e klientëve që u ofrohet ky shërbim.

Ndërsa ata abonentë me matës të dëmtuar gjatë periudhës dhjetor 2019 – shkurt 2020, ERE përcakton se tarifimi do të vazhdojë me vlerë referuese sipas këtij vendimi deri në rikthimin e plotë të aktiviteteve.

Përjashtohen nga ky vendim abonentët që:
a) Kanë faturim 0 kWh në 3 muajt e fundit
b) Kanë ankesë për mbifaturim për muajt për të cilët do të përdoret
referenca
c) Kanë bërë ose do të bëjnë kërkesë për
pezullim/mbyllje të kontratave të energjisë elektrike

Faturimi do vazhdojë i pandryshuar për:
Klientët me matje on line
Faturimi i konsumit i ambienteve të
përbashkëta
Faturimin e tarifës së shërbimit 240 lekë

Për klientët me matës të dëmtuar do të vazhdojë faturimi me vlerë
referuese
Kur klienti dokumenton mos-konsumim të
energjisë elektrike

J.V/Dosja.al

Një Koment në “Paguaj ç’ke konsumuar një vit më parë! Ndryshon SKEMA e faturave të energjisë elektrike gjatë pandemisë së Covid-19, kush bën përjashtim

  1. Genjeshtra ..pallavra ..po i referohen muajit paraardhes …jo atij te vitit te kaluar …kaq budallenj na bejne ne faturat perpara i kemi …apo se shkurti esht me i ftoht e harxhon me shum se ne mars …hajdute ..plera ..bastarde qe vetem genjejn ..nga mengjesi ne dark..

Shto Koment