Aktualitet

Ndryshoi ora, akrepat shkuan 60 minuta para, nga sot do flemë 1 orë më pak

Në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm akrepat shkuan 60 minuta para.
Featured image of article: Ndryshoi ora, akrepat shkuan 60 minuta para, nga sot do flemë 1 orë më pak Foto ilustruese

Sot nis llogaritja verore e orës. Në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm akrepat kaluan 60 minuta para duke shënuar 03:00. Tashmë do të çohemi një orë më herët nga krevati. Ndryshimi i orës ndodhi në vende të ndryshme sipas orës lokale të secilit vend.

Ora ndryshon dy herë në vit. Prej vitit 1981 u vendos ndryshimi i orës. Norma evropiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ata lëvizin 1 orë pas.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

J.V/Dosja.al

Shto Koment