Aktualitet

“Ndryshimi përfundimtar i tranzicionit të gjatë”, AMT kërkon firmat e pogradecarëve për rindërtimin e Teatrit

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka kërkuar firmat e qytetarëve pogradecarë për rindërtimin e Teatrit.
Featured image of article: “Ndryshimi përfundimtar i tranzicionit të gjatë”, AMT kërkon firmat e pogradecarëve për rindërtimin e Teatrit Robert Budina

POGRADEC-Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është ndalur ditën e sotme në Pogradec. MArtistët dhe aktivistët po kërkojnë firmën e qytetarëve pogradecarë për ndërtimin e Teatrit aty ku ishte dhe ashtu siç ishte.

Tubimi po mbahet tek sheshi i Pallatit të Kulturës dhe të pranishëm janë Edmond Budina, Robert Budina, Mehdi Malkaj, Adriana Tolka dhe Juli Emiri. Gjatë fjalës së tij, regjisori Robert Budina është shprehur se ndërtimi i Teatrit do të jetë ndryshimi përfundimtar i tranzicionit të gjatë në Shqipëri.

Ndërtimi i Teatirt do të jetë ndryshimi përfundimtar i këtij tranzicioni të gjatë në Shqipëri. Me të kthyer Teatrin ne do të kemi vënë gurin e qëndresës së përjetshme. Nuk do të ketë më asnjë pushtet që do të shkelë mbi artistët dhe qytetarët e vetë“, u shpreh Budina.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më herët AMT është ndalur në Durrës, Shkodër, Kukës, Burrel, Lushnje

(g.sh./dosja.al)

 

Shto Koment