Politike

Ndryshimi i rregullores së Kuvendit/ Xhafaj kundër mazhorancës: Deputetët janë kthyer në kartona

Xhafaj tha se ndryshimet e rregullores i kthejnë deputetët në kartona.
Featured image of article: Ndryshimi i rregullores së Kuvendit/ Xhafaj kundër mazhorancës: Deputetët janë kthyer në kartona Fatmir Xhafaj, ish-ministër i Brendshëm

TIRANË-Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e radhës në Komisionin e Ligjeve. Në rendin e ditës ka qenë tema e ndryshimit të rregullores së Kuvendit. Opozita ishte kundër këtij projektvendimi dhe tha se kjo ishte një tentativë për të rikthyer imunitetin e deputetëve.

Fjalën e mori edhe Fatmir Xhafaj, ish-ministër i Brendshëm. Xhafaj tha se ndryshimet e rregullores i kthejnë deputetët në kartona.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nga 2005 deri me sot rregullorja është ndryshuar 8 herë. Ky proces duhet të jete sa me i kujdesshme. Ndryshimet e herëpashershme e kanë zbehur rolin e deputetit. Deputetët janë shndërruar në karton a se sa persona me integritet .
Për fjalën dhe për përfaqësimin e zgjedhjes e të tyre dhe ne ndikimin që kanë në procesin ligjvënës. Kjo është gjëja që duhet të na shqetësoj më shumë. Është momenti për të parë se si mund të rikthejmë disa ndryshme që rezultuan të dëmshme qe e shndërruan legjilativin në një zgjatim të ekzekutivit.

Fatmir Xhafaj, ish-ministër i Brendshëm

Shto Koment