Aktualitet

Ndryshimi i orës/ Sazan Guri: Prishet ritmi biologjik i njeriut, qënia njerëzore mezi përshtatet

  • Sot akrepat lëvizën 60 minuta prapa
  • Sazan Guri është shprehur se tek ligjet e natyrës dhe nuk është dakord për ndryshimin e orës, pasi sipas tij prish ritmin biologjik të njeriut.
    Featured image of article: Ndryshimi i orës/ Sazan Guri: Prishet ritmi biologjik i njeriut, qënia njerëzore mezi përshtatet Sazan Guri

    TIRANË- Sazan Guri është shprehur kundër ndryshimit të orës. Ditën e djeshme teksa ishte i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Guri tha se beson tek ligjet e natyrës dhe nuk është dakord për ndryshimin e orës, pasi sipas tij prishet ritmi që njeriu ka krijuar me mijëra vite.

    “Unë besoj tek ligjet e natyrës, besoj shumë. Besoj shumë tek ligjet e botës së gjallë, tek bota e kafshëve. Jeta është 24 orë, por njeriu në të tërën jetën biologjike është disa sekonda. Imagjino tani që për 3 milionë vjet njeriu ka qenë për orën biologjike. Ndryshimi dhe përshtatja me orën njerëzore apo artificiale, në krahasim me orën natyrore sjell probleme të mëdha dhe mezi përshtatet dhe mezi i vishet asaj pas”, u shpreh ai.

    Më tej ai foli dhe për historikun e orës, e cila ka lindur si nevojë për të fituar më shumë dritë natyrale për turnin e dytë në punë.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    “Sot kushtet janë shumë ndryshe dhe nuk duhet prishur ritmi biologjik dhe është një ritëm i domosdoshëm dhe njeriu kur vete në një shtet tjetër gjënë e parë që bënë është përshtatja”, tha Sazan Guri.

    J.V/Dosja.al 

    Një Koment në “Ndryshimi i orës/ Sazan Guri: Prishet ritmi biologjik i njeriut, qënia njerëzore mezi përshtatet

    1. Sazan e ka emrin ….si saze ben gjith kohes …zhurmus me pak fjal ….

    Shto Koment