Politike

Ndryshimi i ligjit të pushtetit lokal, PD: Si po i grabit qeveria pronat e pushtetit vendor

Në një deklaratë për mediet nga selia blu, Çupi tha se me rrëzimin e dekretit të presidentit për ligjin e qeverisjes vendore, Edi Rama në parlament i hapi rrugë tjetërsimit të pronave të bashkive me shumicën e thjeshtë të votave.

TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi deklaroi se ndryshimi i ligjit të pushtetit lokal, qe zhbën shumicën e cilësuar për tjetërsimin e pronave, është grabitja më e rëndë me ligj e pronës së bashkive.

Në një deklaratë për mediet nga selia blu, Çupi tha se me rrëzimin e dekretit të presidentit për ligjin e qeverisjes vendore, Edi Rama në parlament i hapi rrugë tjetërsimit të pronave të bashkive me shumicën e thjeshtë të votave.

Me rrezimin e dekretit të presidentit për ligjin e qeverisjes vendore,  Edi Rama në parlament i hapi rrugë tjetërsimit të pronave të bashkive me shumicën e thjeshtë të votave, duke hequr pengesën e shumicës së cilësuar që ata, deri para 30 qershorit, nuk e kontrollonin, në pjesën dërrmuese të bashkive”.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DHURATA ÇUPI:

Edi Rama, bashkë me përfaqësuesit e oligarkëve në parlament vendosën dje të grabisin me ligj pronat e pushtetit vendor.

Me rrezimin e dekretit të presidentit për ligjin e qeverisjes vendore,  Edi Rama në parlament i hapi rrugë tjetërsimit të pronave të bashkive me shumicën e thjeshtë të votave, duke hequr pengesën e shumicës së cilësuar që ata, deri para 30 qershorit, nuk e kontrollonin, në pjesën dërrmuese të bashkive.

Neni 54 detyronte dakortësinë me shumicë të cilësuar të të gjitha forcave politike në këshill për të garantuar që prona e tjetersuar apo e dhënë në përdorim do të kishte impakt për qytetin dhe nuk ishte abuziv dhe korruptiv.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Vendimi për t’i shkuar deri në fund ndryshimit të ligjit të qeverisjes vendore është grabitja më e rëndë me ligj e pronës publike.

Asgjë nuk ndodh rastësisht. Shqiptarët janë dëshmitarë sesi Bashkia e Tiranës, për shkak të kundërshtimit  të opozitës në Këshilin Bashkiak, dështoi që t’ia kalojë në pronësi kompanisë Fusha pronën e Bashkisë pas Teatrit. Por me shfuqizimin e ketij neni, asgjë nuk e ndalon më Edi Ramën dhe uzurpatoret e tij në bashki që të vjedhin pasurinë publike, duke ua dhënë atë klientëve, me të cilët ndajnë fitimet.

Shfuqizimi i shumicës së cilësuar për tjetërsimin e pronës së bashkive është projektuar disa muaj më parë. Ajo është pjesë e strategjisë për plaçkitjen e pasurive të vendit dhe shkon paralel me ligjin tjetër korruptiv, klientelist dhe antikushtetues të korporatës së investimeve.

Ky është një tjetër ligj që u rrëmben pronat bashkive për t’I vendosur në fondin e Korporatës së Investimeve, të drejtuar de facto nga Edi Rama dhe që nëpërmjet këtij ligji, lejohet t’u japë oligarkëve, klientëve, miqve dhe familjes se tij pasuritë e bashkive pa garë, pa prokurim publik, madje edhe pa votë.

Plaçkitja, vjedhja e zgjedhjeve dhe e pasurive të shqiptarëve është i vetmi projekt i Edi Ramës. Prandaj, vendi ka nevojë urgjente të çlirohet nga kjo qeveri dhe ky kryeministër , që po rrënon shqiptarët dhe pasurohet për vete!

Ditën e djeshme u mblodh Komisioni i Ligjeve, ku u rrëzua dekreti i presidentit Ilir Meta për kthimin e ligjit për vetëqeverisjen vendore. Në mbledhje ka pasur debate mes relatorit të çështjes Bashkim Finos dhe këshilltarit ligjor të Metës, Bledar Dervishaj.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment