PolitikeSociale

Ndryshimi i ligjit për duhanin, Manastirliu jep lajmin: Paketat do të përmbajnë imazhe paralajmëruese (VD)

Imazhet paralajmëruese, që kanë në fokus efektin negativ të duhanpirjes në trupin e njeriut, janë marrë nga Kanadaja dhe vende të tjera
Featured image of article: Ndryshimi i ligjit për duhanin, Manastirliu jep lajmin: Paketat do të përmbajnë imazhe paralajmëruese (VD) Ogerta Manastirliu, ministre e Shendetesise

TIRANE- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, Ogerta Manastirliu njoftoi sot në Kuvend në një seancë ku është diskutuar ndryshimi i ligjit për mbrojtjen nga duhani, se në paketat e cigareve tashmë do të ketë fotografi paralajmëruese. Imazhet paralajmëruese, që kanë në fokus efektin negativ të duhanpirjes në trupin e njeriut, janë marrë nga Kanadaja dhe vende të tjera, tha ajo, dhe synojnë reduktimin e duhanpirjes tek të rinjtë dhe të gjitha grupmoshat e tjera.

“Do të vendosim foto në paketimin e duhanit për të reduktuar vesin, krahas tekstit. Janë imazhe të miratuara, të marra nga Kanadaja dhe vendet e tjera, me aprovim dhe të blera bashkë me të drejtën e autorit. Jemi këtu për të bërë të mundur miratimin e ligjeve që në thelb janë të aplikueshme 100%.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sfida jonë është miratimi i ligjit, s’janë ndryshime të vogla, por thelbësore. Nga ana tjetër, qasja e cila përmendim këtu, kërkon një strategji për kontrollin e duhanit në vend. Kemi edhe ekspertizën e OBSH. Për aplikimin e risive dhe praktikat e vendeve të zhvilluara do të jemi shumë të kujdesshëm dhe të matur, dhe do të kemi mundësi që të vlerësojmë edhe çështje të tjera. Frenimi i duhanpirjes është një sfidë e përbashkët, dhe më shumë se kaq është sfidë e shoqërisë”-tha Ministrja.

Megjithatë, pavarësisht debateve, Kuvendi ka rrëzuar sot propozimet për ndryshimet në ligjin për mbrojtjen nga duhani. Me 75 vota kundër, 8 pro dhe 7 abstenim, socialistët vendosën të rrëzonin këto ndryshime që përfshinin ndryshimin edhe të reklamave të cigareve në paketë.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment