Aktualitet

Ndryshimi drastik i Nora Malajt/ Ish-deputetja tregon ditët e vështira: Në spital humba 6 kg, vuajta shumë për shkak të diabetit

FOTO
Nora Malaj ka treguar se ka humbur 6 kg. Kjo shihet qartë edhe në foton e mëposhtme.
Featured image of article: Ndryshimi drastik i Nora Malajt/ Ish-deputetja tregon ditët e vështira: Në spital humba 6 kg, vuajta shumë për shkak të diabetit Nora Malaj

TIRANË- Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj ka treguar vuajtjet që ka kaluar gjatë 3 javëve në spital. Malaj për “News 24” ka treguar se ka humbur 6 kg në 21 ditët e betejës me COVID 19. Politikania rrëfeu se fillimisht mendonte që ishte prekur nga gripi, por skaneri tregoi që po kalonte virusin.

“Kam kaluar tre javë jo të lehta…Se dija që ishte covid, mendova që ishte ftohje. E ndjeva veten të dobët, kisha temperaturë dhe kollë. Bisedova pastaj me mjekun Pipero, u alarmua edhe ai për shkak të diabetit që e kam pak të agravuar. Bëra disa analiza, u konstatua që ishte korona. Skaneri e përcaktoi përfundimisht se kisha arritur kulminacionin në ditën e 5-të. Kam marrë holluës gjaku për ta përballuar, më ka lënë disa probleme edhe tek sytë, por edhe në rrugët urinare. Rashë gati 6 kg brenda 21 ditëve”, tregoi Malaj.

Ajo tha më tej se nga virusi është prekur edhe burri i saj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“E mori edhe im shoq nga unë. Ai e pati në dozë më të lehtë, unë e kisha më të vështirë se më rritej edhe diabeti. Djersinim pafund të dy.”, u shpreh ajo. 

Nora Malaj

Ish-deputetja njoftoi pak ditë më parë se kishte fituar betejën me COVID-19. Ajo rrëfeu se për ditë me radhë ka pasur temperaturë, djersitje dhe dhimbje gjymtyrësh.

J.V/Dosja.al 

Etiketa:

Shto Koment