Aktualitet

NDRYSHIMET në ligj/ Meta nën mbrojtje nga Garda 5 vite pasi të lërë detyrë, Rama-Ruçi me 1 vit më pak. Për Bashën vendos qeveria…

Por kush janë përsonazhet e tjera që merren në mbojtje nga Garda e Republikës? Përveç kreut të shtetit, qeverisë dhe Kuvendit, nën mbrojtje janë edhe zëvendëskryeministri, ministri i Brendshëm dhe ai i Jashtëm. Po ashtu edhe drejtuesit e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese.
Featured image of article: NDRYSHIMET në ligj/ Meta nën mbrojtje nga Garda 5 vite pasi të lërë detyrë, Rama-Ruçi me 1 vit më pak. Për Bashën vendos qeveria… Foto ilustruese

TIRANË– Zgjatet periudha kohore që Garda e Republikës do të ruajë përsonalitetet e larta të vendit pas mbarimit të mandatit. Në projektligjin e ri për Gardën e Republikës, draft i hartuar nga Ministria e Brendshme, parashikohet mbrojtje e kreut të shtetit nga Garda për pesë vjet pas përfundimit të mandatit, nga 3 vjet që ishte parashtruar në ligj. Ndërsa kryeministri dhe kryetari i Kuvendit, do të mbrohen nga Garda e Republikës për 4 vjet pas mbarimit të detyrës, nga 3 vjet që parashikon ligji në fuqi.

Sa i përket personaliteteve të tjera që merren në mbrojtje nga Garda, koha e mbrojtjes do të caktohet nga qeveria në detyrë. Por kush janë përsonazhet e tjera që merren në mbojtje nga Garda e Republikës? Përveç kreut të shtetit, qeverisë dhe Kuvendit, nën mbrojtje janë edhe zëvendëskryeministri, ministri i Brendshëm dhe ai i Jashtëm. Po ashtu edhe drejtuesit e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese. Më herët, mbrojtje nga Garda kishin vetëm tre personalitetet e para, ndërsa të tjerët i liheshin në dorë për të vendosur qeverisë. Në projektligj nuk është përfshirë kryetari i opozitës, ç’ka do të thotë që kryedemokrati Lulzim Basha mund të merret në mbrojtje vetëm me vendim të qeverisë.

NENET:

 Garda ruan dhe mbron:

a) Objektet ku ushtrojnë veprimtarinë dhe akomodohen Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, si dhe banesat ku ata banojnë apo akomodohen;

b) Objektet ku zhvillohen seancat plenare të Kuvendit dhe të komisioneve parlamentare;

c) Godinën e Ministrisë përgjegjëse për punët e jashtme;

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

d) Objektet ku akomodohen dhe zhvillojnë veprimtarinë personalitetet e huaja të të njëjtit nivel me personalitetet e vendit të përcaktuara në pikën 1, gërmën “a”, të këtij neni, kur vijnë në vendin tonë;

e) Objekte të tjera të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.

Ruajta e personaliteteve pas lënies së detyrës

1. Presidenti i Republikës pas përfundimit të mandatit gëzon të drejtën e mbrojtjes personale për pesë vjet. Në rast të ndërprerjes së mandatit, gëzon të drejtën e mbrojtjes personale për gjysmën e kohës së qëndrimit në detyrë.

1. Kryetari i Kuvendit pas përfundimit të mandatit gëzon të drejtën e mbrojtjes personale për katër vjet. Në rast të ndërprerjes së mandatit gëzon të drejtën e mbrojtjes personale për gjysmën e kohës së qëndrimit në detyrë.

2. Kryeministri pas largimit nga detyra gëzon të drejtën e mbrojtjes personale për katër vjet. Në rast të ndërprerjes së detyrës përpara mandatit qeverisës gëzon të drejtën e mbrojtjes personale për gjysmën e kohës së qëndrimit në detyrë.

3. Kohëzgjatja e mbrojtjes së personaliteteve të tjera pas lënies së detyrës nga ana e tyre, përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Shto Koment