Politike

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Gjiknuri: Do reflektohen shqetësimet e opozitës, ekspertëve iu la afat deri të hënën për paketën

VIDEO
Bashkëkryetari për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri bëri me dije se të hënën ekspertët do të kenë gati draftin me ndryshimet në kodin zgjedhor. Ai shtoi, se në kod janë reflektuar edhe shqetësimet e opozitës.
Featured image of article: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Gjiknuri: Do reflektohen shqetësimet e opozitës, ekspertëve iu la afat deri të hënën për paketën

TIRANË- Bashkëkryetari për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, u shpreh për mediat pas përfundimit të Mbledhjes së Këshillit Politik, se deri të hënën, do të jenë gati ndryshimet në kodin zgjedhor. Gjiknuri bëri me dije se në kodin zgjedhor do reflektohen edhe shqetësimet e opozitës. Ndër të tjera ai bëri me dije, se nuk do të ndalohen reklamat politike në media.

Deri të hënën do kemi gati ndryshimet në kodin zgjedhor, çështjet që kemi adresuar dhe kemi rënë dakord me opozitën. Të martën une do çoj draftin, që do të diskutohet në parlament. Po diskutojmë disa mekanizma mbi procedurat e përzgjedhjes së anëtarëve, ku do reflektohen ndryshimet parlamentare. Ekspertëve iu la afat që ta mbarojmë të hënën të gjithë paketën. Tek mediat do të lejohen reklamat politike, pavarësisht rekomandimit të këshillit të politikes Kemi rënë dakord për financimet, raporti do të jetë 1/3, buxheti i shtetit do dyfishojë financimet për partitë.  Llogaritë bankare do jenë të deklaruara, donacionet do të jetë të hapura“, tha Gjiknuri.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deklarata vjen pas mbledhjes radhës e Këshillit Politik, ku u miratuan amendimet e rëna dakord në marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. Hajdari u shpreh se beteja e saj do të zhvendoset në parlament, ku do të diskutohet për shtimin në draft të kërkesave të opozitës së re. Gjiknuri njoftoi se të hënën drafti me ndryshimet e fundit do të jetë gati. Nga ana tjetër Bylykbashi e Vasili deklaruan se Këshilli Politik do të vijojë punën, derisa të hartohen në legjislacion garancitë e 5 qershorit.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment