Politike

Ndryshimet në Kodin Penal, Ulsi Manja tregon modelet që ka ndjekur qeveria: Kemi parë nga Gjermania e deri në Kosovë

Manja ka treguar dhe modelet nga të cilat është nisur maxhoranca, për të bërë këto ndryshime që ai i quan të nevojshme.
Featured image of article: Ndryshimet në Kodin Penal, Ulsi Manja tregon modelet që ka ndjekur qeveria: Kemi parë nga Gjermania e deri në Kosovë Usli Manja, deputet i PS

TIRANË- Kreu i Komisionit të Ligjeve, njëherësh dhe deputet i Partisë Socialiste, ka folur sot për ndryshimet që janë propozuar nga qeveria për Kodin Penal, ku do ashpërsohen masat për ata shkelin rregullat e qeverisë për mospërhapjen e COVID-19.

Manja ka treguar dhe modelet nga të cilat është nisur maxhoranca, për të bërë këto ndryshime që ai i quan të nevojshme. Në një lidhje direkte me emisionin “Real Story”, Manja tha se këto ndryshime janë marrë nga Gjermania e deri në Kosovë.

Edhe për modelet që iu jemi referuar, amendamentet janë dorëzuar nga kolegia, që është mjeke. Edhe me këto plotësime që do t’i bëjmë Kodit Penal të jeni i bindur se do jenë në harmoni me legjislacionin evropian, ku ne duam të shkojmë. Jemi të hapur me cdo koment që mund të vijë nga Shoqëria Civile dhe cilido që do të pasurojë këtë nismë, së cilës do i shkojmë deri në fund.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Masat e dënimit variojnë nga gjobë deri në 10 vite burg, kur infektimi me dashje ka cuar deri në vdekje të personit, por medelet që kemi marrë në studim e kanë me masa penale. Janë studiuar modelet e Italisë, Kroacisë, Danimarkës, Spanjës, Gjemarnisë, Belgjikës, Austrisë, Hungarisë, Malit të Zi dhe Kosovës, që i ka bërë këto ndryshime në vitin 2018”, tha Manja.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment