Politike

Ndryshimet në Kodin Penal, Spiropali: Ishin gati për hapjen, por pamë që kishte vakum ligjor

Spiropali tha se ndryshimet ishin urgjente pasi kishte një mungesë në Kodin Penal.
Featured image of article: Ndryshimet në Kodin Penal, Spiropali: Ishin gati për hapjen, por pamë që kishte vakum ligjor Elisa Spiropali, ministre

TIRANË- Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka mbështetur ndryshimet në Kodin Penal. Në një lidhje direkte me emisionin “Open” në Top Channel, Spiropali tha se ndryshimet ishin urgjente pasi kishte një mungesë në Kodin Penal.

Jemi gati për të bërë hapjen dhe ne pamë që ka një mungesë në Kodin Penal. Kjo nuk po bëhet për të futur qytetarët në burg. Nuk po fusim në burg qytetarët por po i mbrojmë ata. Po i mbrojmë pasi ata që nuk binden virusin e kthejnë në armë për të vrarë ose plagosur qytetarët e tjerë”- tha Spiropali.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më herët  Kuvendi zhvilloi një seancë plenare dhe ndryshoi disa nene të Kodit Penal, duke ashpërsuar masat kundër atyre që nuk i përgjigjen urdhrave gjatë situatës së pandemisë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment