LIVE UPDATES
Bota

Ndryshimet mes vendeve që u ‘gjunjëzuan’ dhe atyre që qëndruan në “këmbë” nga Covid-19, 12 mësimet e rëndësish

16 Prill 2020, 18:43 Nga DOSJA
Ndryshimet mes vendeve që u ‘gjunjëzuan’ dhe atyre që

LONDËR– Si në një lojë domino, njëri pas tjetrit vendet nisën të izoloheshin si shkak i koronavirusit. Koronavirusi po kërcënonte gjithë globin, ku deri më sot numërohen mbi  200 shtete të prekura nga ky virus.

Ndërkohë që virusi përhapej çdo qeveri po merrte masa masa drastike për t’u mbrojtur nga virusi,  por u panë që disa kombe të tjera nuk u shqetësuan për virusin duke menduar se mund t’ia dalin në këtë luftë të egër.

Ndërsa shumica e vendeve në botë u bllokuan dhe fituan sot ata tregojnë sesi ja dolën në luftën kundër Covid-19.

12 mësimet nga 4  vendet që luftuan virusin:

Taiwan

Vetëm 180 kilometra larg bregdetit të Kinës, shpërthimi i  virusit në Tajvan mund të ishte katastrofik. Në fund të janarit, ishulli vlerësohej se ishte vendi i dytë në botë për nurmin e të rasteve të infektimit, sipas Universitetit Johns Hopkins (JHU). Por Tajvani, me një popullsi prej 24 milion banorësh, ka regjistruar më shumë se 390 raste dhe gjashtë vdekje, ndërsa dje, nuk raportoi asnjë rast të ri. Pasi në këtë vend u zbatua kufizimi i  ashpër, si mbyllja e bizneseve, shkollave dhe çerdheve në një kohë shumë të shpejtë, krahasuar me vendet e tjera.

Mësimi 1: Jini të përgatitur

Gatishmëria e Tajvanit erdhi kryesisht nga mësimet e marra nga shpërthimi i Sindromës së Rëndë Akute të frymëmarrjes (SARS) në 2003.  Si rezultat, ishulli themeloi një Qendër të specializuar të Komandës Epidemike Qendrore, e cila mund të aktivizohej për të koordinuar një përgjigje në rast të një shpërthimi të këtij virusi. Kjo ishte mënyra sesi Tajvani i bëri ballë koronavirusit, qendra u aktivizua në 20 janar, një ditë para se ishulli të konfirmonte rastin e parë me Covid-19.

Me masat paraprake që kishte marrë kishte paralajmëruar edhe qytetarët sesi të vepronin me shpërthimin e virusit. Ai publikoi më shumë se 120 artikuj brenda tre javësh, sipas një liste të botuar nga Journal of the American Medical Association (JAMA). Listë e cila tregonte një manual të saktë se çfarë duhet të bënin njerëzit gjatë shpërthimit të virusit.

Mësimi  2: Jetë e shpejtë

Aksioni i Tajvanit erdhi shumë përpara se të konfirmohej rasti i parë me Covid-19 në 21 janar. Tre javë më parë, zyrtarët në vend filluan inspektimin e pasagjerëve që fluturonin nga Wuhani nëse kishin ethe, kollë apo temperaturë.

Një javë pas rastit të parë, Tajvani filloi monitorimin elektronik të individëve të karantinuar përmes telefonave celularë të lëshuar nga qeveria dhe njoftoi kufizime të hyrje-daljeve në kufi, kryesisht bllokoi ardhjet nga Wuhani. Kjo metodë u bë një praktikë për zyrtarët në vend çdo ditë, deri në fund të shkurtit kur qeveria zbatoi masa të reja kundër virusit.

Tajvani kishte vetëm 329 raste kur vendosi masa të rrepta për distancimin shoqëror në 1 prill.

Mësimi 3: Testim, gjurmim dhe karantinë

Autoritetet kryen një testim të gjerë dhe gjurmimin e kontakteve të personave të infektuar, duke i vendosur të gjithë në karantinë. Ai testoi në mënyrë proaktive çdo kënd  që u kthyeu nga anijet e lundrimit që u bllkuan në Japoni.

Mësimi  4: Përdorën të dhënat

“Një përgjigje e koordinuar e qeverisë me bashkëpunim të plotë të popullit së saj u kombinua me përdorimin e të dhënave dhe teknologjisë.”- tha për CNN profesori i asociuar i pediatrisë në Stanford Medicine, Jason Wang.

“Pasja e një sistemi të mirë të të dhënave shëndetësore ndihmon në monitorimin e përhapjes së sëmundjes dhe lejon zbulimin e saj të hershëm. Kur dikush shfaq për simptoma të virusit. Është më e lehtë të gjurmosh rastet e personave me të cilët një i sëmurë ka pasur kontakt.”-tha Wang.

Tajvani përdori raportime dhe kontrolle të detyrueshme në internet për 14 ditë pas kufizimeve të udhëtimit. Megjithatë metodat e mbikëqyrjes teknike të përdorura në Tajvan por edhe nga qeveritë e tjera kanë ngritur shqetësime për privatësinë nga grupet e shoqërisë civile.

Islandë

T’i nënshtrohesh një testi për koronavirus në shumë vende mund të jetë gati e pamundur, vetëm nëse jeni shumë i sëmurë. Por në Islandë nuk ka qenë aspak e vështirë, madje shumë e thjeshtë. Sepse kushdo që dëshiron një kryejë një testim e ka të drejtën ta zhvillojë, dhe jo të presë pasi të ketë shfaqur shenja. Testimi masiv ka qenë thelbësor për numrin e ulët të vendit të infeksioneve dhe vdekjeve, thonë autoritetet atje. Mes 1.700 njerëzve të infektuar në Islandë, vetëm tetë prej tyre kanë vdekur.

Mësimi  5: Ji agresiv

Përgjigja e Islandës ndaj koronavirusit nuk ka qenë veçanërisht inovative. Ajo ka qenë e përpiktë dhe e shpejtë. Ashtu si Tajvani, shpejtësia e saj ka kuptuar se nuk është dashur të jetë shumë kufizuese, por njerëzit janë lejuar të takohen në grupe, të paktën deri në 20 njerëz, por me rregullin e distancës prej 2 metra larg njëri-tjetrit. Ndërsa universitetet janë të mbyllura, shkollat ​​dhe çerdhet janë akoma të hapura, duke bërë që shumë prindër të punojnë të lirë, pa stresin se i kanë fëmijët vetëm në shtëpi.

Mësimi  6: Përfshirja e sektorit privat

Në një partneritet publik-privat midis Spitalit Kombëtar Universitar të Islandës dhe kompanisë bioteknike “de کودE Genetics”, Islanda aplikoi testimet shumë herët dhe pritet të testojë edhe 10% të popullsisë së saj deri në fund të kësaj jave. Vendi synon të testojë pothuajse të gjithë banorët dhe tashmë është bërë një laborator i vlefshëm që bota të mësojë më shumë rreth virusit.

Mësimi 7: Veproni në mënyrë parandaluese

Ministri Islandez i Shëndetësisë, Svandís Svavarsdóttir ka theksuar shpejtësinë si një mjet i fuqishëm. Në Islandë pasi u konfirmuan vetëm gjashtë raste të importuara më 3 mars, menjëherë mori masa të rrepta, për futjen në karantinë të të gjithë qytetarëve që ktheheshin nga Italia dhe rritën kufizimet e udhëtimit në javët në vijim.

Komisioneri Kombëtar i Policisë shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në 6 mars, kur u konfirmuan dy rastet e para të transmetuara nga komuniteti. Ky ishte një sinjal për organet qeveritare që të përmirësonin gatishmërinë e tyre përballë luftës me  Covid-19.

Vendi mbylli universitete dhe kolegjet më 13 mars dhe ndaloi mbledhjet e më shumë se 100 njerëzve në 16 mars, kur kishte vetëm 61 raste të konfirmuara dhe 1 viktimë.  Tri ditë më vonë, të gjithë banorët Islandezë u detyruan të  hynin në karantinë për 14 ditë karantinë, pavarësisht se nga po udhëtonin.

Pas gjithë këtyre veprimeve, më 24 mars u raportua vdekja e parë e Islandës. Po atë ditë, autoritetet ndaluan mbledhjet e mbi 20 personave dhe mbyllën hapësirat publike, të tilla si bare, pishina, muze dhe palestra.

Mësimi  8: Përdorni teknologjinë, por respektoni privatësinë

Ashtu si në Tajvan, zyrtarët Islandez vendosën në dispozicion një aplikacion që njerëzit ta shkarkonin për të ndihmuar në gjurmimin e përhapjes së virusit.

Në krahasim të përdorimit të kësaj praktike, përgjigjja e Mbretërisë së Bashkuar ka qenë e ngadaltë. Një aplikacion i mbështetur nga qeveria është vendosur tani në punë, por nuk ka të njëjtin rezultat si Islanda apo Tajvani.  Ndërsa mbetet prapa edhe me testime.

Koreja e Jugut

Ndonëse rrezikohej më shumë se çdo vend tjetër si shkak i Kinës, por Koreja e Jugut raportoi rastin e parë të koronavirusit në të njëjtën kohë me SHBA dhe Britaninë e Madhe.  Koreja e Jugut po konfirmon rreth 30 raste të reja në ditë, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar bilnanci ditor ka shkuar rreth 5,000 të infektuar, dhe në SHBA është më shumë se 20,000 persona të sëmurë në ditë.

Më pak se një në çdo 100,000 njerëz në popullatën e Koresë së Jugut kanë vdekur nga virusi.

Mësimi 9: Vendosni testin përmes kontrollit

Suksesi i Koresë së Jugut ka qenë kryesisht në testimet që ka kryer sipas Dr. Eom Joong Sik nga Qendra Mjekësore Gil afër Seulit.

“Diagnostifikimi i hershëm, karantina e hershme dhe trajtimi i hershëm janë thelbësore.”- tha ai  për CNN.

“Meqenëse pacienti i parë u konfirmua, menjëherë  500 klinika në të gjithë vendin u përgatitën për  testime masive, jo vetëm në rastet e dyshuara.  Por vendi ka një sistem për të kryer shumë teste me një fuqi punëtore të vogël për një periudhë të shkurtër kohore.”– shtoi Dr. Eom Joong Sik .

Atje testet bëhen falas dhe shumë shpejt, të realizuara nga stafi në një distancë të sigurt. Që nga ajo kohë, SHBA e ka përsëritur atë model në disa shtete. Më 16 mars, OBSH u bëri thirrje qeverive të botës të aplikojnë testim masiv, “testim, testim, testim”. Por Koreja e Jugut tashmë e kishte bërë këtë gjë për javë të tëra, dhe deri më tani ka testuar më shumë se 500,000 njerëz, ndër numrin më të lartë në botë për frymë.

Koreja e Jugut gjithashtu ka qenë e rreptë në gjurmimin kontakteve me personat e infektuar.

“Duke kryer teste tek të gjithë njerëzit dhe duke diagnostikuar madje edhe njerëz të infektuar pa simptoma, qeveria zhvilloi karantinë dhe trajtim për këta pacientë.”-shtoi ai.

Mësimi  10: Mësoni nga e kaluara

Koreja e Jugut ishte në gjendje të lëvizte shpejt sepse, si Tajvani dhe shumë kombe të tjera aziatike, ajo ishte kalur këtë  përvojë më parë. Koreja e Jugut ishte kryesisht e pa ndikuar nga shpërthimi i SARS, raportoi vetëm tre raste dhe nuk kishte asnjë vdekje. Por kur shpërtheu Sindroma e frymëmarrjes në Lindjen e Mesme në 2015, u  regjistruan 186 raste dhe 38 vdekje.

Pra, veprimi i shpejtë i Qeverisë për të zbatuar masa të rrepta gjatë shpërthimit të koronavirusit nuk ishte problem dhe kishte një koordinim të mirë midis qeverisë qendrore dhe asaj lokale.

Ajo që e ndihmoi edhe më tepër Korenë e Jugut është teknologjia inovative që ka.  Pjesa më e madhe e aktiviteteve dhe punëve tashmë është realizuar në internet, kështu që zhvillimi dhe forcimi i përdorimit të një aplikacioni për të monitoruar njerëzit në karantinë nuk ishte shumë i vështirë, për qeverinë koreane.

Gjermani

Çështja e Gjermanisë është pak më ndryshe. Këtë herë me Covid- 19 Gjermania është një prej vendeve që ka ditur ta menaxhojë këtë situatë të vështirë, më mirë sesa nga vendet më të goditura në botë. Aktualisht ka më shumë se 132,000 persona të infektuar.

Por Gjermania ka arritur të mbajë në nivel të ulët vdekjet nga virusi. Më shumë se 3,400 njerëz kanë vdekur nga virusi në Gjermani, rreth katër vetë në çdo 100,000 në të gjithë vendin.

Mësimi  11: Testoni më shumë pasi lehtësohen kufizimet

Suksesi i Gjermanisë ka qenë gjithashtu testimi masiv që ka zhvilluar, por edhe sistemi i mirë shëndetësor ka luajtur një rol të madh gjithashtu, sipas Martin Stürmer, një virolog i cili udhëheq IMD Labor në Frankfurt, një nga laboratorët që kryen teste. Gjermania gjithashtu ka bashkëpunuar me sektorin privat për t’u kryer sa më shumë teste.

Ndërsa kancelarja gjermane, Angela Merkel njoftoi të mërkurën se vendi do të fillonte gradualisht të përshkallëzojë bllokimin e tij, vendi po planifikon të kryejë edhe më shumë teste, në rast se rritja e rasteve çon në një valë të dytë të infeksioneve. Ashtu si shumë vende, edhe Gjermani gjithashtu do të testojë që antitrupat të provojnë dhe të përcaktojnë se kush nga personat e  një komuniteti mund të jetë imun ndaj virusit.

Numri i vdekjeve në Gjermani ka mbetur relativisht i ulët, pjesërisht sepse koronavirusi u fut në vend kryesisht tek të rinjtë. Shumëprej tyre kishin vizituar Italinë ose Austrinë për alpet që kanë dhe për të ushtruar ski.

Mësimi: 12  Ndërtoni spitale me kapacitete të mjaftueshme

Gjermania renditet e 18-ta në botë sa i përket qasjes në kujdesin shëndetësor cilësor, sipas një indeksi të publikuar nga The Lancet, renditet sipër Britanisë së Madhe që është në vendin e 23-të dhe SHBA në 29-të. Por këto indekse tregojnë shumë për katastorfa të tilla në historinë e njerëzimit.  Për shembull, Italia renditet në vendin e nëntë,  por sërish është vendi i dytë në botë më i godituri nga virusi.
Në këtë situatë, ndryshimi duket se është aftësia e madhe e sistemit gjerman të kujdesit shëndetësor.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gjermania islanda koreja e jugut koronavirusi ne bote taiwani gjermania islanda koreja e jugut koronavirusi ne bote taiwani

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni