Politike

Ndryshimet kushtetuese, Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në PPE: I trishtuar që nuk ishin gjithëpërfshirëse

Në një koment në mediat sociale, Voller shkruan se është shumë i trishtuar që ndryshimet u votuan pa gjithëpërfshirje.
Featured image of article: Ndryshimet kushtetuese, Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në PPE: I trishtuar që nuk ishin gjithëpërfshirëse Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në Partitë Popullore Evropiane, Patrick Voller

TIRANË- Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në Partitë Popullore Evropiane, Patrick Voller, ka komentuar ndryshimet kushtetutese të miratuara dje nga Parlamenti Shqiptar.

Në një koment në mediat sociale, Voller shkruan se është shumë i trishtuar që ndryshimet u votuan pa gjithëpërfshirje.

Shumë i trishtuar që ndryshimet e fundit kushtetuese të votuara nuk u kryen në një mënyrë gjithëpërfshirëse. Nevojitet të rregullohet në kodifikim”, shkruan sekretari i PPE.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Reagimi i Voller vjen në një ditë pas votimit të ndryshimeve kushtetuese që garantojnë hapjen e listave dhe ndryshimit të formulës së koalicioneve. Këto ndruyshime shkaktuar një furtunë reagimesh dhe rikthyen edhe njëherë përplasjet e forta mes pozitës dhe opozitës në vend. Votimi i djeshëm në Kuvend nuk është njohur nga opozita e bashkuar dhe Presidenti Ilir Meta.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment