Politike

Ndryshimet kushtetuese, Rama ftesë sërish Bashës: Eja ulemi, ne jemi të vendosur për të ecur përpara, nuk do u presim gjatë

Rama është shprehur Basha është i ftuar që të ulet në tryezë me të dhe të diskutojnë pa humbur kohë, pasi ai shton se është i vendosur për të ecur vetë përpara pa e pritur gjatë.
Featured image of article: Ndryshimet kushtetuese, Rama ftesë sërish Bashës: Eja ulemi, ne jemi të vendosur për të ecur përpara, nuk do u presim gjatë Edi Rama, kryeministër

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka bërë sot një tjetër ftesë kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës.  Në një intervistë në Report TV, Rama është shprehur Basha është i ftuar që të ulet në tryezë me të dhe të diskutojnë pa humbur kohë, pasi ai shton se është i vendosur për të ecur vetë përpara pa e pritur gjatë.

“Unë personalisht i kam dëgjuar me orë të tëra (opozitën jashtë parlamentit) dhe janë zhvilluar debate të gjata të përsëritura, janë dëgjuar plotësisht, nuk kanë dashur të dëgjojnë më shumë se aq, por nuk mund ti prisnim pafundësisht. Ka një kohë për të dëgjuar, ka një kohë për të vendosur, ka një kohë për të votuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por a është i duhuri propozimi i Lulzim Bashës për hapjen 100% të listave? Nuk ka një propozim të duhur ose të pa duhur, ka propozime të ndryshme, e duhura është që të ulemi dhe të diskutojmë pa humbur kohë në mënyrë që të gjejmë mundësisht një dakordësi sa më të gjerë“, u shpreh Rama.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment