Politike

Ndryshimet Kushtetuese, Meta bën lëvizjen e papritur, afron konferencën javore, Presidenca: Po merret me një raport tjetër zhgënjyes të ndërkombëtarëve për vendin tonë

Përmes një njoftimi, Presidenca deklaroi se Meta aktualisht po merret me një raport tjetër zhgënjyes të ndërkombëtarëve për vendin tonë.
Featured image of article: Ndryshimet Kushtetuese, Meta bën lëvizjen e papritur, afron konferencën javore, Presidenca: Po merret me një raport tjetër zhgënjyes të ndërkombëtarëve për vendin tonë Ilir Meta

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka lajmëruar se nesër do të dalë në një konferencë për mediat. Ndryshe nga çdo javë më parë, Meta do të dalë nesër në deklaratë, pasi çështja e ndryshimeve në Kushtetutë e ka nxitur ta bëjë këtë avancim.

Përmes një njoftimi, Presidenca deklaroi se Meta aktualisht po merret me një raport tjetër zhgënjyes të ndërkombëtarëve për vendin tonë.

“Të nderuar kolegë, Lidhur me interesimin tuaj për reagimet e Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta për çështjen e ndryshimeve kushtetuese dhe legjitimitetit të Kuvendit, i mbetem reagimit të djeshëm zyrtar. Presidenti Meta aktualisht është i përqendruar me një raport tjetër zhgënjyes të ndërkombëtarëve për vendin tonë. Por ju njoftoj se nesër mund ta pyesni Presidentin Meta për çdo çështje, në konferencën javore për mediat, që do e afrojmë një ditë, për arsye të axhendës,”– thuhet në njoftim.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Presidenti Ilir Meta reagoi sot në mengjes në lidhje me ndryshimet në Kushtetutë. Ai publikoi një video të Ramës, ku ky i fundit deklaronte se nuk do të ndërhynte kurrë në Kushtetutë. Nga konferenca për gazetarët, Rama iu përgjigj teksa theksonte se ndryshe nga Opozita, Presidenti kupton shumë mirë gjithçka, përfshirë edhe aritmetikën. Kryeministri iu drejtuar Metës duke i thënë se ëhstë i bindur që ai nuk është një Nastradin, pasi ka pasur komunikime të vazhdueshme edhe me Kuvendin e Shqipërisë. 

(f.m/dosja.al)

Shto Koment