Politike

“Ndryshimet e Kushtetutës, aventurë”/ Rama-Metës: Nuk besoj se je Nastradini, ndryshe nga Basha e njeh mirë aritmetikën, në fund do t’i nënshtrohesh vendimit të Kuvendit

VIDEO
Në një konferencë me gazetarët, Rama u shpreh se pavarësisht kësaj, nuk mendon se Meta është Nastradini dhe se Parlamenti nuk është shporta e qershive.

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta, i cili i cilësoi si aventurë ndryshimet në Kushtetuese. Në një konferencë me gazetarët, Rama u shpreh se pavarësisht kësaj, nuk mendon se Meta është Nastradini dhe se Parlamenti nuk është shporta e qershive.

Kryeministri e quajti seli Opozitare Presidencën, por përsa u përket ndryshimeve në fjalë, ai shtoi se nuk ka as të drejtë kushtetuese të komentojë, por vetëm t’i bindet vendimit të Kuvendit. 

Pjesë nga biseda 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pyetje: Ju thoni që Kuvendi është Sovran por Presidenti Ilir Meta llogarit vetëm 82 legjitimë. Presidenti Ilir Meta e ka konsideruar aventurë ndryshimin e Kushtetutës, ju do e çoni deri në fund?

Edi Rama: Po mirë, meqë janë 82 si do e votojmë marrëveshjen që Presidenti e pëlqen aq shumë? Presidenti e njeh shumë mirë aritmetikën dhe është shumë ndryshe nga Basha në këtë pikë. Presidenti në mënyrë të vazhdueshme komunikon me Parlamentin, kthen ligje, miraton ligje. Nuk mendoj që Meta është Nastradini dhe Parlamentin nuk është shportë e qershive të Nastradinit. Presidenca është një seli e Opozitës, sepse kemi edhe Opozitë Presidenciale. Ne kemi tre Opozita në fakt. Por me Opozitën Presidenciale kemi vetëm marrëveshje institucionale. Në fund, Presidenti që nuk ka as të drejtë kushtetuese që të komentojë, do t’i nënshtrohet vendimit të Kuvendit.

Kjo deklaratë u bë në konferencën për gazetarët nga kryeministri Edi Rama. Ai i shtriu sërish dorën e bashkëpunimit kryetarit të PD-së, Lulzim Basha. Rama tha se është gati të takohet me Bashën dhe të heqin dorë edhe nga marrëveshja e 5-qershorit, nëse nuk e do. Rama tha se koalicionet nuk do të hiqen, por do të ndryshohen. Përsa i përket integrimit dhe ndërhyrjes së ndërkombëtarëve, Rama iu kujtoi të huajve sovranitetin e shtetit shqiptar.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment