Politike

NDRYSHIME tek socialistët/ Pasi hoqi dorë nga partia e tij, Petro Koçi emërohet në krye të PS së Fierit

Ky emërim i Koçit në kryer të socialistëve të Fierit vjen vetëm pak muaj para zgjedhjeve paralamentare të 25 prillit.
Featured image of article: NDRYSHIME tek socialistët/ Pasi hoqi dorë nga partia e tij, Petro Koçi emërohet në krye të PS së Fierit Petro Koçi

FIER– Deputetja e Partisë Socialiste Adelina Rista ka bërë me dije lajmin e zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka marrë drejtimin e Partisë Socialiste në Fier. Ky emërim i Koçit në kryer të socialistëve të Fierit vjen vetëm pak muaj para zgjedhjeve paralamentare të 25 prillit.

Nga sot, PETRO KOÇI në krye të Partisë Socialiste Fier! Shumë urime dhe suksese! SUKSESE PS!,”- shkruan Rista.

Petro Koçi ka qenë kryetar i PSV-91 deri në vitin 2017, vit në të cilin vendosi që ta shkrinte me PS-në, duke marrë edhe postin e kryetarit të Këshillit Socialist në njësinë 6. Po ashtu Koçi është zv.ministër i mbrojtjes, post që e mban që prej vitit 2015.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pas shkarkimit të Gentiana Cakrani në dhjetor të vitit 2019, në krye të PS-së së Fierit ishin vendosur Adelina Rista dhe Xhevit Bushi.

(k.m/dosja.al)

Një Koment në “NDRYSHIME tek socialistët/ Pasi hoqi dorë nga partia e tij, Petro Koçi emërohet në krye të PS së Fierit

  1. Bobo, iku per lesh PS. Me kete leshko, PD merr gjysmen e mandateve ne Fier, mbase edhe nje me teper se PS.

Shto Koment