Argetim

Ndryshime të papritura në WhatsApp, një lajm i mirë dhe një i keq për përdoruesit

WhatsApp po përditëson shërbimin e saj të ri për vitin 2020 duke shtuar në aplikacion reklamat. Kjo sjell një lajm të keq dhe një lajm të mirë për përdoruesit!
Featured image of article: Ndryshime të papritura në WhatsApp, një lajm i mirë dhe një i keq për përdoruesit Foto ilustruese.

Ishte thënë para pak kohësh, dhe duket se tashmë WhatsApp është i vendosur që të përfshijë dhe reklamat në aplikacionin e tij.

Firma në pronësi të Facebook zbuloi lajmin gjatë takimit vjetor të saj në Holandë, i cili pritet të hyjë në funksion në vitin 2020.

Fotot e mënyrës se si do t’i shikojmë këto reklama të reja janë postuar edhe në internet duke i dhënë përdoruesve një pamje vizuale se si mund të duket aplikacioni pas ndryshimit dhe shfaqjes së reklamave.

Sipas faqes së internetit të teknologjisë BGR, sapo të shfaqet mesazhi, përdoruesit do të jenë në gjendje të “klikojnë kur shfaqet një reklamë për më shumë informacion rreth produktit ose shërbimit që reklamohet”.

Se si do të reagojnë përdoruesit mbetet ende për t’u parë, por me miliarda përdorues në të gjithë botën aplikacioni do të vazhdojë të jetë në krye.

Lajm i keq është se ju nuk do mund t’i shpëtoni reklamave dhe nuk ka asgjë që mund të bëhet për ta ndaluar këtë veçori, brenda aplikacionit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Duket pothuajse e sigurt se nuk do të ketë asnjë mënyrë për t’i fshehur këto mesazhe të paguara, të cilat mund të jenë jashtëzakonisht irrituese.

Megjithatë, ka disa lajm më të mira pasi duket se këto reklama do të jenë vetëm në një pjesë të statusit të aplikacionit dhe jo tek bisedat kryesore.

Mund të ketë një tjetër arsye pse WhatsApp po paraqet reklamat dhe kjo është për t’u siguruar që shërbimi të mbetet i lirë dhe pa pagesë. Duke i bërë kompanitë të paguajnë për privilegjin e postimit të mesazheve në statusin tuaj, kjo do të thotë se nuk ka arsye për t’i ngarkuar përdoruesit një tarifë.

Burimi: Express

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment