LIVE UPDATES
Politike

Ndryshime rrënjësore në kabinet… Analisti Lorenc Vangjeli: Rama s’garon më për kryeministër. Lëvizja e tij “plak”

12 Korrik 2020, 06:05 Nga DOSJA
Ndryshime rrënjësore në kabinet… Analisti Lorenc Vangjeli:

TIRANË– Prej ditësh politika shqiptare, për të cilën duket se nuk ka pushime, “zien” nga zhvillimet. Por kur të gjithëve u ka mbetur në mendje, pakti që kryeministri Edi Rama i propozoi kryedemokratit Lulzim Basha, njëri president (Rama) e tjetri kryeministër, një tjetër opsion vjen nga selia rozë. Analisti Lorenc Vangjeli ka publikuar një shkrim, në të cilin ngre një hipotezë, e cila deri më tani nuk ishte menduar: Rama nuk garon më për kryeministër.

Sipas analistit, ndërsa Rama do të shpallte se do të mbante vetëm postin e kreut të Partisë Socialiste, në garën elektorale të vitit 2021, kandidati për kryeministër do të bënte fushatën thuajse ideale. Ai ose ajo do të kishte mundësi që të përmendte çdo punë të mirë të bërë nga qeveria Rama, por pa dhënë llogari me gjithë ç’ka shkuar keq.

Ndërsa kundërshtarët e Ramës, në shkrimin e Vangjelit thuhet se do të mbeten pa tekst, pa motiv dhe të mplakur.

Supozojmë se diku nga vjeshta Edi Rama mban një fjalim nga ata që në fillim e ngjethin atë vetë dhe më pas edhe të majtët e tij që e quajnë gjeni, edhe kundërshtarët që e konsiderojnë djall. Fjalimi do të ishte aq drithërues sa edhe Sali Berisha që ka tre dekada që i hedh fjalë erës, do t’i thotë Erlës: “I lig është pafund, ky është një fjalim gjeniu djallëzor”. Pushteti plak shpejt. Ramës i duhet të ndryshojë veten, ta rishpikë atë dhe jo të shfletojë kalendare moshash. Berisha gaboi në prologun e zgjedhjeve në 2013-ën. Ai zgjodhi të zvarritet mbas pushtetit të tij dhe jo të bëjë veprimet që diktonte fryma e pushtetit, sipas të cilës lumi që rrjedh dhe jo këneta që vegjeton, ndryshimi i ekuilibreve dhe jo kalçifikimi i tyre, janë elementët që çojnë në triumf. Rama, ende njeriu më i fuqishëm i vendit, është në kufinjtë e kohës për ta detyruar fiks një vit më pas Berishën që të rithotë me dëshpërim: “Erla, prapë na e mundi Lulin, ai Edvin Malavita!”,”-shkruan Vangjeli.

Sigurisht që në shkrim është përmendur edhe ndryshimi në kabinetin qeveritar që prej kohësh paralajmërohet nga media pranë qeverisë, si për të matur “pulsin”. Vangjeli shkruan se edhe Rama e gjykon vetë se shumë prej emrave nuk janë ofertë elektorale e së majtë dhe nuk frymëzojnë aspak socialistët, ndaj duhet të veprojë.

“E njëjta gjë mund të thuhet edhe për një grup teknicienësh në rang zëvendësministrash, që me përjashtime dëshpëruese, nuk arritën rezultatin që pritej prej tyre. Deri në fillim të vjeshtës Rama do të ketë dhënë shenjën kryesore nëse synon një mandat të tretë totalisht vetjak apo do ta lerë atë peng të lojërave me shifra dhe me sy të shkelur për një pjesë të opozitës. Do të preferojë makina elektorale apo modelet e ndritshme të marketingut, të cilët ai vetë i le në një hije me stilin gjithmonë e më autoritar e të qendërzuar të sjelljes, mendimit dhe qëndrimeve të tij. Do ta ndryshojë qeverinë, kur do ta ndryshojë dhe kush ikën apo kush vjen, këto jane pyetje të cilave nuk ju jep përgjigje vetëm kryeministri.”

Por diçka ka mbetur ende mister…Cili ose cila do të jetë i zgjedhuri i Ramës për të mbajtur mbi shpatulla barrën e udhëheqjes së Partisë Socialiste në zgjedhje? Ndoshta Braçe, Veliaj, Spiropali apo ndonjë figurë tjetër e larguar prej kohësh që mezi pret të rikthehet? Mbetet për t’u parë?

SHKRIMI I PLOTË:

Supozojmë se diku nga vjeshta Edi Rama mban një fjalim nga ata që në fillim e ngjethin atë vetë dhe më pas edhe të majtët e tij që e quajnë gjeni, edhe kundërshtarët që e konsiderojnë djall. Fjalimi do të ishte aq drithërues sa edhe Sali Berisha që ka tre dekada që i hedh fjalë erës, do t’i thotë Erlës: “I lig është pafund, ky është një fjalim gjeniu djallëzor”.

I transmetuar nga ERTV-ja dhe nga gjithë televizionet e tjera në të njëjtën kohë, me të majtë që qajnë dhe të djathtë që mbajnë frymën, Edi Rama do të mbajë pezull frymën e gjithë shqiptarëve duke ju thënë: “Ky, filani/a dhe jo unë, do të jetë kryeministri i ardhshëm socialist. Në dy mandate unë ndërtova Shqipërinë e re. Rindërtova një botë të re mbi gërmadhat e komunizmit dhe të tërmetit. Mposhta pandeminë. Hodha në erë, rikrijova, emancipova, decannabisova, projektova, afrova, largova, jetova, dëshmova dhe tani do të jem vetëm kryetar i PS-së. Unë do të largohem sepse njëlloj si Xhorxh Uashingtoni, nuk rrëzova një mbret që të bëhem vetë mbret!”.

Njerëzit e tij që do të ishin të gatshëm ta shpallnin mbret nëse edhe Evropa nuk do të thoshte gjë, do të vazhdonin të thoshin “Rroftë!” edhe përkundër neverisë intelektuale me të cilën artisti Edi dashuron servilët e politikanit Rama. Kundërshtarët, të gjendur si gjithmonë dy e më shumë lëvizje pas tij në shahun e politikës, do të festonin si triumf, njëlloj siç kanë bërë me secilën humbje që nga 2013-ta e këtej.

Dukja gënjen gjithmonë. Nëse djalli bën gjumë ëngjëlli në detaje, vetë ëngjëjt zgjohen nga detajet. Dhe detajet do të dëshmonin kësaj here, në këtë skenar të pangjashëm, ekstrem dhe fantastik, se një akt i tillë i Ramës do ta shpallte atë mbret real në republikën e çuditshme shqiptare. Vetëm naivët nuk do të kuptonin se ky do të ishte epilogu i mençur që do t’i paraprinte rifillimit dhe që do të rriste në mënyrë të frikshme kuotat e PS-së në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Ai do të faturonte në zgjedhje vetëm shkëlqimin e pamohueshëm të Ramës dhe jo faturën e dështimeve të qeverisjes së tij. Vetëm të marrët nuk do të kuptonin se forca nuk vjen nga karrigia e zyrës, por nga pushteti moral. Vetëm analfabetët nuk do të donin të mësonin se pushteti moral nuk vjen kurdoherë nëpëmjet votës së publikut, por është kryesisht rrjedhojë e akteve të individit. Nëse Rama që parasheh për veten që të vazhdojë të mbetet ende i paparashikueshëm në gjithçka do të bënte një akt të tillë, do ta linte kundërshtarin e tij Basha pa tekst, pa motiv dhe do ta mplakte me disa dhjetra vjet në harkun e fare pak minutave fjalim. Zgjedhjet në Shqipëri janë duel liderësh dhe Rama në këtë duel, do të shkonte njëlloj si katër vjet më parë me kundërshtarin e tij të lidhur duar e këmbë, ai duke mbajtur kartën morale të atij që di të ikë për të qëndruar përballë atij që i qëndron konsekuent frikës për të ikur nga dueli.

Natyrisht ky është një fjalim që edhe nëse shkruhet ndonjëherë në shqip, nuk do të lexohet kurrë në publik. Por nëse tërheqja e Ramës nga rezultati i garës të cilën ai do ta luftojë si luftë finale është utopi, ndryshimet e qeverisë së tij që i paraprijnë zgjedhjeve mund të jenë më shumë strategji e mençur sesa një taktikë lufte. Një vit e gjysëm mbas operacionit radikal që i bëri kabinetit, polifotoja e tavolinës së qeverisë ka nevojë për fusnota poshtë: emrat e ministrave, të cilët në shumicë nuk njihen nga publiku dhe nuk kanë asgjë për t’i thënë publikut. Edhe nëse në rastin më të mirë ata do të ishin ekspertë të lavdërueshëm dhe teknicienë të mirë, me ndonjë përjashtim shumë të rrallë, siç gjykon edhe vetë Edi Rama, politikisht ata nuk janë ofertë elektorale e së majtës. Ata nuk frymëzojnë dot as në Shkodër e as në Durrës, as në Lushnje, në Vlorë, Gjirokastër e gjetkë dhe aq më pak në Tiranën “kozmopolite”.

E njëjta gjë mund të thuhet edhe për një grup teknicienësh në rang zëvendësministrash, që me përjashtime dëshpëruese, nuk arritën rezultatin që pritej prej tyre. Deri në fillim të vjeshtës Rama do të ketë dhënë shenjën kryesore nëse synon një mandat të tretë totalisht vetjak apo do ta lerë atë peng të lojërave me shifra dhe me sy të shkelur për një pjesë të opozitës. Do të preferojë makina elektorale apo modelet e ndritshme të marketingut, të cilët ai vetë i le në një hije me stilin gjithmonë e më autoritar e të qendërzuar të sjelljes, mendimit dhe qëndrimeve të tij. Do ta ndryshojë qeverinë, kur do ta ndryshojë dhe kush ikën apo kush vjen, këto jane pyetje të cilave nuk ju jep përgjigje vetëm kryeministri. Janë shumë pak vetë në Tiranë që i dinë dilemat e Ramës, që shpesh, si të gjithë kryeminstrat para tij, fati e vë në rolin e dajës së dëshpëruar, që detyrohet të quajë nipër edhe plot derra të vetëkënaqur e të padobishëm rrotull vetes.

Pushteti plak shpejt. Ramës i duhet të ndryshojë veten, ta rishpikë atë dhe jo të shfletojë kalendare moshash. Të rinjtë e plakur nuk i hyjnë në punë: nuk i japin avantazh, por i bëhen barrë. Së paku për momentin, zgjedhja më e keqe, është mungesa e zgjedhjes së një formule tjetër përfaqësimi përpara shqiptarëve. Në rrethana të tjera, në kushte të tjera, por në një frymë identike me sot, Berisha gaboi në prologun e zgjedhjeve në 2013-ën. Ai zgjodhi të zvarritet mbas pushtetit të tij dhe jo të bëjë veprimet që diktonte fryma e pushtetit, sipas të cilës lumi që rrjedh dhe jo këneta që vegjeton, ndryshimi i ekuilibreve dhe jo kalçifikimi i tyre, janë elementët që çojnë në triumf. Rama, ende njeriu më i fuqishëm i vendit, është në kufinjtë e kohës për ta detyruar fiks një vit më pas Berishën që të rithotë me dëshpërim: “Erla, prapë na e mundi Lulin, ai Edvin Malavita!”

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lorenc vangjeli lulzim basha zgjedhet parlamentare 2021 edi rama lorenc vangjeli lulzim basha zgjedhet parlamentare 2021

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni