Politike

Ndryshime në qeveri? Gjiknuri lë të hapur mundësinë: Askush s’e ka postin me tapi, dhe unë isha ministër dhe lëviza

Ai tha se askush nuk i ka postet me tapi, duke marrë shembull dhe veten e tij, dhe u shpreh se ka qenë ministër, por tashmë ka marrë poste të tjera politike.
Featured image of article: Ndryshime në qeveri? Gjiknuri lë të hapur mundësinë: Askush s’e ka postin me tapi, dhe unë isha ministër dhe lëviza Damian Gjiknuri, deputet i PS

VLORË- Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka deklaruar sot se shumë shpejt mund të ketë ndryshime në institucionet kryesore.

Më tej ai tha se askush nuk i ka postet me tapi, duke marrë shembull dhe veten e tij, dhe u shpreh se ka qenë ministër, por tashmë ka marrë poste të tjera politike, duke paralajmëruar në këtë mënyrë se mund të ketë ndryshime dhe në qeveri.

“Drejtuesit e institucioneve nuk i kanë me tapi ato gjëra, unë kam qenë ministër, lëviza, mora poste politike. Pra jeta në poltike është një gjë që vazhdimisht evolon. Ka drejtues që mund të lëvizin”, u shpreh drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Vlorën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Këto deklarata, deputeti i PS i ka bërë pas një takimi me strukturat në Vlorë. Gjiknuri nga Vlora ka bërë me dije se maxhoranca është gati të bëjë lëshime për sa i përket Reformës Zgjedhore dhe të mund të arrihet një kompromis me opozitën parlamentare.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment