Aktualitet

Ndryshime në policinë e Shtetit! U shkarkua nga Rama, Ylli Doda riemërohet shef i komisariatit në Tiranë

Elmazi drejtonte këtë komisariat që nga marsi i vitit 2019. Para Elmazit, komisariati numër 6 drejtohej nga Pal Marku.
Featured image of article: Ndryshime në policinë e Shtetit! U shkarkua nga Rama, Ylli Doda riemërohet shef i komisariatit në Tiranë Foto Ilustruese

TIRANË– Ndryshime të reja kanë ndodhur në policinë në Tiranë dhe në Ersekë. Ylli Doda është emëruar shef i komisariatit numër 6 në Tiranë. Ai zëvendëson në këtë funksion Ardrit Elmazin.

Ylli Doda ka mbajtur një sërë postesh drejtuese në Policinë e Shtetit. Vite më parë ka qenë i shkarkuar nga radhët e policisë, pasi kryeministri Edi Rama mori vendimin për largimin e tij, për shkak të një denoncimi për çështjen e ndërtimeve pa leje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më pas ministri i Brendshëm i asaj kohe, Sandër Lleshaj e rikthen në detyrë, duke e graduar si Drejtor Policie në Dibër. Në maj të vitit 2017, Doda emërohej shef i Komisariatit nr.2 në Tiranë, detyrë të cilën e mbajti për vetëm për 4 muaj deri në gusht 2017.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment