Politike

Ndryshime kushtetuese, Presidenca: Kuvendi ka 82 deputetë legjitimë, të distancohemi nga aventurierët dhe Haxhi Qamilët

Blushi shprehet se Kuvendi aktuar ka vetëm 82 mandate legjitime, duke lënë të kuptohet se nuk mund të marrë dot vendime me shumicë të cilësuar, siç janë ndryshimet kushtetuese që duan 94 vota. 
Featured image of article: Ndryshime kushtetuese, Presidenca: Kuvendi ka 82 deputetë legjitimë, të distancohemi nga aventurierët dhe Haxhi Qamilët Tedi Blushi

TIRANË- Presidenca me anë të zëdhënësit të Ilir Metës, Tedi Blushi, ka komentuar ndryshimet kushtetuese të miratuara sot në Komisionin e Ligjeve. Në një reagim në mediat sociale, Blushi shprehet se Kuvendi aktuar ka vetëm 82 mandate legjitime, duke lënë të kuptohet se nuk mund të marrë dot vendime me shumicë të cilësuar, siç janë ndryshimet kushtetuese që duan 94 vota. 

Më tej zëdhënësi i Presidenti shprehet se e ardhmja europiane e Shqipërisë është ealternativa e vetme e të gjithë qytetarëve të këtij vendi, të gjithë të distancohen nga aventurierët dhe Haxhi Qamilët.

“Lidhur me lajmet e fundit për disa ndryshime kushtetuese, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta thekson se Kuvendi aktual ka vetëm 82 deputetë legjitimë, ku përfshihen edhe tre deputetët të cilët nuk pranuan të dorëhiqeshin pas vendimit të Opozitës së Bashkuar. 182 deputetë dhe kandidatë për deputetë të partive opozitare refuzuan të ishin pjesë e Kuvendit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Edhe pse shteruan të gjitha listat e partive opozitare prej 18 muajsh, Kuvendi ka formalisht vetëm 122 deputetë nga 140 deputetë që është detyrimi kushtetues. Procesi i zëvendësimit ka qenë haptas antikushtetues dhe antiligjor. Ndaj është koha t’i jepet fund çdo marrëzie, fundi i së cilës dihet qartë.  E ardhmja europiane e Shqipërisë është alternativa e vetme e të gjithë qytetarëve të këtij vendi. Të gjithë të distancohen nga aventurierët dhe Haxhi Qamilët! SHQIPËRIA E PARA! 🇦🇱 SHQIPËRIA SI GJITHË EUROPA! 🇦🇱🇪🇺”, shkruan Blushi.

Maxhoranca dhe opozita e re kanë miratuar sot ndryshimet e Kushtetutës. Komisioni i Ligjeve me 100% të votave miratoi sot heqjen e koalicioneve, gjë që do të sanksionohet në Kushtetutë. Po ashtu është vendosur dhe hapja e listave, por nuk do të ketë një hapje të tërësore, por vetëm 1/3 e të gjithë listës shumëemërore. Po ashtu sot është vendosur dhe vendosja e pragut elektoral, që në qarqe do të jetë prag natyral, por shpërndarja e mandateve do të bëhet vetëm për partitë që do marrin 5% të votave në rang kombëtar.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment