Politike

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Meta i ashpër, kapet edhe me gazetaren: Bëhu serioze me mua! ‘5 qershori’ u shkel me dy këmbët, o je shtatzënë, o s’je!

Presidenti Ilir Meta tha se me kalimin e ndryshimeve, Shqipëria është larguar edhe më nga çelja e negociatave me Bashkimin Europian.  
Featured image of article: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Meta i ashpër, kapet edhe me gazetaren: Bëhu serioze me mua! ‘5 qershori’ u shkel me dy këmbët, o je shtatzënë, o s’je! Ilir Meta

TIRANË– Presidenti Ilir Meta me gjuhë të ashpër ka dënuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të cilat u miratuan ditën e djeshme në Kuvend. I ftuar në emisionin “Tempora”, Meta tha se me kalimin e ndryshimeve, Shqipëria është larguar edhe më nga çelja e negociatave me Bashkimin Europian.  

PJESË NGA INTERVISTA: 

PYETJE: 5 qershori u shkel, ku do të jetë Meta?

META: Presidenti ka qënë në mbrojtje të Kushtetutës dhe në krahun e popullit shqiptar. Do të jetë i vendosur dhe i hekurt. Kam disa vite që paralajmëroj plotësimin e kushteve për negociatat. Ky akt i shëmtuar që ndodhi dje, nuk ishte ngjarje e madhe.

PYETJE: A është shkelur 5 qershori?

META: Të lutem bëhu serioze me mua! Sigurisht që është shkelur. Në demokraci gjithmonë është vendosur me konsensus. kjo është ftesë për diktaturë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

PYETJE: Cili është dëmi për shqiptarët?

META: As nuk bëhet fjalë për çeljen e negociatave, por nuk bëhet fjalë për pas zgjedhjeve që të largohet Gjermania. Kemi dhe një super skandal. Shqipëria është kryetare e OSBE-së, dhe pengon që të japë ODIHR ekspertizën e tij. 

SONILA MEÇO: Janë shtesa thonë…

META: O zonja Meço, o je shtatzënë ose nuk je. Nuk ka je pak shtatzënë. E thonë edhe në anglisht këtë shprehje. Marrëveshja e 5 qershorit është shkelur me të dyja këmbët. Arbitër tani është populli shqiptar. Në Shqipëri lidhur me integrimin ka dalë gjithmonë ajo që ka thënë presidenti. 

(k.m./dosja.al)

Shto Koment