Sport

Ndreu: “Tirana nuk pati asnjë rast, ne nuk kishim ardhur për luftë, për ne rëndësi ka gjëndja e lojtarëve, por ata nuk treguan “fair play”

Trajneri i Kastriotit është shprehur mjaft i zhgënjyer nga sjellja e lojtarëve të Tiranës në momentin pas golit, kur një futbollist i tyre ishte i dëmtuar në fushën e lojës
Featured image of article: Ndreu: “Tirana nuk pati asnjë rast, ne nuk kishim ardhur për luftë, për ne rëndësi ka gjëndja e lojtarëve, por ata nuk treguan “fair play”
Përditësuar:

TIRANE – Trajneri i Kastriotit, Ramadan Ndreu u shfaq mjaft i zhgënjyer në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Tiranën, pasi akuzoi bardheblutë për mungesë të “fair play”-t në rastin e golit të vetëm të takimit.

Pse kaq shumë tension pas golit të pësuar?
Mendoj se te momenti i faullit duhej të ndalej loja. Nuk ka rëndësi nëse ishte apo jo faull, por duhej ndalur për “fair-play”. Nuk ishte problemi i faullit, por duhej të ndalej loja. Unë vetë ndërhyra disa herë të kërkoja nxjerrjen e topit jashtë, kur rrëzoheshin kundërshtarët, ndaj prisnim “fair-play”.

Mendoni se u teprua me protestën, duke qenë se kampionati vazhdon ende dhe jeni në lojë?
Ne kishim ardhur të bëjmë lojën tonë dhe besoj se e bëmë më së miri, pasi Tirana nuk pati asnjë rast. Rasti i vetëm ishte ky dhe “fair-play” është gjëja më elementare. Ne s’kemi ardhur për luftë, pasi i rëndësishëm është lojtari. Futbollisti ynë ra me shpinë dhe loja duhej të ndalej se ishte pa frymë. Këtu është tension i madh, pasi shoh padrejtësi, pak rëndësi ka nëse janë me apo pa dashje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ju vjen keq për këto skena në Superiore?
Më erdhi keq personalisht sepse Tirana është një ekip simbol dhe duhet të respektojë “fair-play”-n. Megjithatë edhe reagimi ynë nuk ishte i duhuri, por ishte një moment tensioni.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment