Sport

Ndreu: “Të jem i sinqertë prisja fitore, por edhe me një pikë jemi të kënaqur”

“Duhet të kishim kujdes me skuadrën e Apolonisë. Na vuri pak në vështirësi. Nëse do ishim më të kujdesshëm, do të kishim marrë fitoren. Jam i kënaqur me çfarë pashë në këtë fushë”
Featured image of article: Ndreu: “Të jem i sinqertë prisja fitore, por edhe me një pikë jemi të kënaqur”

KAMEZ – Ramadan Ndreu priste fitoren ndaj Apolonisë, megjithatë ka mbetur i kënaqur deri dikur me atë që dha skuadra në fushë. Në “Gol pas Goli”, trajneri krutan vlerëson edhe kundërshtarin për lojën që zhvilloi.

“E kisha deklaruar gjatë gjithë javës që duhet të kishim kujdes me skuadrën e Apolonisë. Na vuri pak në vështirësi. Ne kishim volum më të madh dhe nëse do ishim më të kujdesshëm, do të kishim marrë fitoren. Jam i kënaqur me çfarë pashë në këtë fushë”.

Plaku dhe Bardhi? “Me Plakun jam shumë i kënaqur. Ky lojtar ka pasur një periudhë dëmtimi. Është akoma në fazën e përmirësimit. Do të pres më shumë nga ai, sepse ka cilësi. Bardhi është konfuz dhe i kam bërë të ditur, se duhet të shkrihet me skuadrën. Shpresoj që nga java në javë të përmirësohemi, ne jemi një skuadër e krijuar rishtazi dhe presim të përmirësohemi”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Fitorja e munguar? “Mihana është një lojtar që futet nga brenda dhe mund të na hapte probleme. Apolonia ka një ekip shumë të mirë me çuna të rinj dhe të hapin probleme. Prisja fitore? Të jem i sinqertë prisja fitore, por edhe me një pikë jemi të kënaqur”.

Agresiviteti i Kastriotit? “Këto janë justifikime nga kundërshtari. Unë kisha vërejtjet e mia për arbitrat e kësaj ndeshjeje, duhet të jenë të kujdesshëm. Në çdo kohë pas përplasjeve stoli i Apolonisë tentonte të futej në fushë. E kanë mënyrën e tyre, që të marrin faulle. Jam disi i pakënaqur me skuadrën time, për mënyrën e agresivitetit që treguam.”

B.T (Dosja.al)

Shto Koment