Sport

Ndreu: “Të gjejmë forca dhe të reagojmë, tani mendja te Bylisi

“Kemi punuar shumë këto dy-tre ditë që kemi patur në dispozicion dhe që në sekondën e parë të jemi të kujdesshëm, të vëmendshëm deri kur arbitri përfundon lojën”
Featured image of article: Ndreu: “Të gjejmë forca dhe të reagojmë, tani mendja te Bylisi
Përditësuar:

KAMEZ – Humbja me Vllazninë ka lënë shije të hidhur në Krujë, por trajneri Ramazan Ndreu në konferencën për shtyp para ndeshjes ka kërkuar nga skuadra që të mendojë për ndeshjen që luan nesër në orën 13:45, në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit.

Numri një pankinës së Kastriotit, nuk u zgjat shumë me takimin e humbur ndaj Vllaznisë në Kamëz. Ai ka kërkuar nga të tijtë përqëndrim maksimal për takimin e radhës ndaj ballshiotëve, për të shfrytëzuar në maksimum rastet që mund t’u krijohen.

“Nuk ja vlen që ta diskutoj më gjatë atë humbjen me Vllazninë, ishte një ndeshje që s’ja vlen të diskutohet, pasi për mua ishte një ndeshje e dhuruar dhe jo se ne kemi atë nivel. Duhet që të shohim përpara. Gara është e gjatë dhe të gjejmë forcë të reagojmë. Duhet që të jemi të angazhuar që nga vërshëllima e parë e deri tek e fundit.Kemi punuar shumë këto dy-tre ditë që kemi patur në dispozicion dhe që në sekondën e parë të jemi të kujdesshëm, të vëmendshëm deri në momentin që arbitri përfundon lojën,”– tha fillimisht ai.

Bylisi? “Bylis sezonin e shkuar ka qenë një skuadër që sezonin e shkuar ka treguar nivel të mirë loje. Edhe këtë sezon, pavarësisht se ndoshta nuk i ka grumbulluar ata pikët që i duhen, por është një skuadër e mirë dhe unë e kam ndjekur, dhe e respektojmë maksimalisht. Është një skuadër që vrapon shumë, ndaj duan vlerësim maksimal nga ana jonë.”

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dëmtimet? “Të them të vërtetën, rrallë në të gjithë karrierën time që kam si trajner që të ndodhin aq shumë dëmtime. Eshtë një situatë e jashtëzakonshme, e pa ndodhur më parë, por mundohemi të riparohemi. Edhe në këtë ndeshje me Bylisin kemi shumë mungesa, por kjo situatë është nuk kemi se çfarë të bëjmë. Do mundohemi që lojtarët më të mirë që kemi në dispozicion t’i vendosim në formacion. Pastaj edhe pjesa e terreneve që ndikon te të dyja skuadrat janë gjëra që nuk varen nga ne”, – tha Ndreu në fund të prononcimit para ndeshjes me Bylisin.

B.T (Dosja.al)

 

Shto Koment