Sport

Ndreu: “Lufta, ‘arma’ e Kastriotit për të mposhtur Partizanin”

“Kemi edhe dy-tre lojtarët të tjerë që janë në gjendje të mirë dhe mendoj që në ndeshjen me Partizanin ta ndryshojmë pak skuadrën për t’i dhënë më shumë energji dhe të vrapojnë më shumë”
Featured image of article: Ndreu: “Lufta, ‘arma’ e Kastriotit për të mposhtur Partizanin”

TIRANE – Skuadra krutane e Kastriotit, nesër në orën 13:45, në stadiumin “Selman Stërmasi”, do të përballet me Partizanin. Trajneri Ramadan Ndreu, në mikrofonin e RTSH Sport, teksa shprehet se Kastrioti është brenda objektivave, le të nënkptohet se skuadra krutane ka si synim që nesër të përsërisë suksesin e fazes së pare ndaj të kuqve të kryeqytetit.

“Është shumë e rëndësishme, që ndeshjen e kaluar luajtëm mirë dhe morëm tre pikë, kjo më kënaq sepse janë pikët dhe e dyta është loja e mirë. Pra, jemi në rrugën e duhur dhe jemi brenda objektivave dhe me disa luhatje, që mendoj se janë normale për një skuadër që vjen nga kategoria inferiore.

Gjithsesi na del për detyrë edhe për ndeshjen që vjen me Partizanin të luftojmë shumë, të jemi konkretë dhe të vëmendshëm nga sekonda e parë deri në fund. Jemi skuadër e re dhe arma më e fuqishme e jona do të jetë lufta. Nëse në përfundim të kampionatit do ta mbyllim në këtë pozicion që jemi, do të them se jemi super. Objektivi ynë është të jemi mes gjashtë ekipeve më të mirë dhe nga fillimi deri në fund unë këtë mendim kam. Ne me këtë potencial që kemi, jemi te gjashtë skuadrat, jo më shumë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kam menduar që në ndeshjen me Partizanin, ndoshta nuk jam akoma shumë i vendosur, por mund ta ndryshoj pak formacionin, për t’i dhënë freski skuadrës. I kemi edhe dy-tre lojtarët të tjerë që janë në gjendje të mirë dhe mendoj që në ndeshjen me Partizanin ta ndryshojmë pak skuadrën për t’i dhënë më shumë energji dhe të vrapojnë më shumë sepse kuptohet në një skuadër freskia fizike është e para”, u shpreh Ndreu.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment