Sport

Ndreu ambicioz: “Dua të fitoj, hallet e rivalit nuk më… interesojnë”

“Kemi qenë ndoshta të pafat dhe nuk e kemi merituar humbjen për atë që kemi dhënë në disa ndeshje. Ata i dinë vetë problemet, janë skuadër shumë e mirë në përgjithësi dhe unë kërkoj që të marr tri pikët për pozitat dhe synimet që ne kemi në të ardhmen”
Featured image of article: Ndreu ambicioz: “Dua të fitoj, hallet e rivalit nuk më… interesojnë”

KRUJE – Ramazan Ndreu është i qartë. Kastrioti sheh punët e tij dhe nuk ka “mëshirë” për Kukësin. Kështu ka deklaruar trajneri i krutanëve për mediat në prag të këtij takimin, i cili në orën 13:00 do të startojë në fushën sportive të Kamzçës, në kuadër të javës së 27-të të kampionatit.

Prisni Kukësin, si vjen Kastrioti në këtë përballje? “Çdo takim është mjaft i rëndësishëm dhe sidomos këtë të radhës me Kukësin. Kundërshtari ka një ekip mjaft të mirë që ka bërë ecuri të mirë në fillim, ndonëse nuk është aty ku duhet. Kukësi ka kualitete dhe në ndeshje kur ata janë në formë të mirë, të nxjerrin shumë probleme. Është fundi i garës, ndaj na duhet fitorja, në mënyrë që të jemi më të qetë në vijim”.

A është kjo ajo përballje që, në rast të një fitoreje, do të sillte qetësi për Kastriotin? “Të jem i sinqertë, dua ta fitoj këtë ndeshje, jo se është Kukësi, por kemi bërë disa gabime dhe është momenti që ne të marrim pikët. Kemi qenë ndoshta të pafat dhe nuk e kemi merituar humbjen për atë që kemi dhënë në disa ndeshje. E thashë që ata i dinë vetë problemet, janë skuadër shumë e mirë në përgjithësi dhe unë kërkoj që të marr tri pikët për pozitat dhe synimet që ne kemi në të ardhmen. Për mua është një skuadër shumë e mirë dhe këtë ua kam bërë të qartë edhe lojtarëve, sepse Kukësi ka lojtarë shumë të mirë”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndikon fakti që e keni mposhtur dy herë Kukësin? “Shtëpia jonë është në Krujë, ndërsa ne luajmë në Kamzë, dhe kjo ka ndikimin e vet, është hera e parë që e them, por dhe këtu është plus sepse e kemi si fushën tonë, dhe do të japim maksimumin që të marrim pikët maksimale në këtë ndeshje”.

Rikthehet Shkalla, si është gjendja e De Silvës? “Në Ballsh kishim mungesa, stafi mjekësor po bën maksimalen që ta kemi në fushën De Silvën, pasi Shkalla rikthehet pas pezullimit. Por, duke parë e duke bërë, është pak e vështirë, sepse unë nuk jam nga ata trajnerë që të nxisë lojtarët që nuk kanë bërë rikuperim të plotë dhe të jetë në fushë. Dëmtimi ka kohën e vet dhe mund t’i prishim punë. Ishalla kemi fat që ta kemi në fushë, shpresojmë sepse kur ai është në lojë dhe skuadra është më e qetë dhe aktive dhe më afër golit. Rikthimi i Shkallës na jep garanci”.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment