LIVE UPDATES
Aktualitet

Ndotja e mjedisit rrit rreziqet e COVID-19

20 Nëntor 2020, 07:33 Nga DOSJA
Ndotja e mjedisit rrit rreziqet e COVID-19

Që kur pandemia e Coronës filloi të përhapej në Wuhanin kinez dhe më vonë në pjesë të Italisë së Veriut, shkencëtarët filluan të shihnin ndotjen e mjedisit në këto rajone. Wuhani me miliona banorë ka industri çeliku dhe qymyri, uzina kimike dhe kombinate të mëdha për prodhimin e letrës. Prandaj edhe ndotja e ajrit është e madhe.

Njëjtë edhe në Lombardi të Italisë së Veriut, qendrën e përhapjes së Coronës në pranverë rë 2020. Gati gjysma e të gjithë viktimave italiane të COVID-19, kanë vdekur në këtë zonë. Mjekët hamendësojnë, se numri i lartë i vdekjeve mund të ketë të bëjë me ndotjen e ajrit me përqindje të lartë lëndësh të dëmshme krijuar tek ky rajon nga industria dhe bujqësia që kultivohet në mënyrë ekstensive. Prej kohësh dihet se grimcat e vogla të pluhurit, që ndotin ambientin dobësojnë sistemin imunitar dhe prekin mushkëritë.

Toksinat e ambientit dëmtojnë indet e mushkërive

Studimet e fundit të plublikuara në revistën shkencore “Cardiovascular Research”, e konfirmojnë këtë gjë. Sipas tyre ekziston një lidhje midis ndotjes së mjedist dhe rritjes së rreziqeve që COVID-19 të shkaktojë vdekje.

Studiuesit kanë llogaritur se mesatarisht 15 përqind e vdekjeve nga Corona në botë kanë të bëjnë me faktin që viktimat kanë thithur për një kohë të gjatë ajër të ndotur. Numri i viktimave varion shumë nga rajoni në rajon: Në Europë, sipas vlerësimeve, 19 përqind, në Azi 27 përqind, në Amerikën Veriore 17, në Brazil 12 dhe Zelandë të Re vetëm 1 përqind.

Grimcat e pluhurit shkaktojnë infeksione në mushkëri. “Është parë se tek infektimet me COVID-19 preket kryesisht shtresa e brendshme e enëve të gjakut, e ashtuquajtura shtresa endoteliale,” thotë Dr. Münzel, profesori i Universitetit dhe kardiolog nga Mainzi, një nga bashkë-autorët e studimit. Pikërisht këto shtresa endoteliale preken nga grimcat e pluhurit të ambientit. Nëse mushkëritë dëmtohen një herë nga grimcat e pluhurit, ato nuk mund të mbrohen nga SARS-CoV-2.

Tri rreziqet: Ajri i ndotur, sëmundje të mëparshme dhe virusi

“Vlerësimet tona tregojnë për rëndësinë e madhe që ka ndotja e ajrit mbi faktorët e shëndetit, të cilat keqësohen reciprokisht dhe mund të shkaktojnë infektime vdekjeprurëse,” shpjegon Andrea Pozzer, drejtuesja e grupit për kiminë atmosferike në Institutin Max-Plank të Kimisë, e cila po ashtu ka marrë pjesë në studim.

Ndojtja e mjedisit dhe virusi i Coronës janë kombinime të rrezikshme për enët e gjakut dhe zemrën, thotë profesor Münzel. Prandaj njerëzit me sëmundje zemre preken shumë nga kjo gjë. Nëse dikush i sëmurë me sëmundje zemre ose të enëve të gjakut, merr një infektim me COVID-19, atëherë shtohen rreziqet për sëmundje të rënda si infarkt zemre apo hemoragji. “Sa më e vogël të jetë grimca e pluhurit, aq më e madhe është mundësia që ajo të përfundojë në sistemin e qarkullimit të gjakut dhe prej andej në sistemin e enëve të gjakut,” shpjegon Münzel.

Grimcat e pluhurit kanë shumë burime

Grimcat e pluhurit janë bërthamëza karboni në sipërfaqe të të cilave janë bashkangjitur lëndë të dëmshme, si përshembull alumin, plumb, nitrat apo sulfat. Ato qëndrojnë pezull në ajër, pasi kanë ardhur për shembull nga oxhaqet e industrisë. Ato quhen herë blozë, herë grimca rëre. Ato vijnë nga gomat e makinave ose pajisjet e frenimit, nga grimcat plastike, poleni apo nga pluhuri i kantiereve të ndërtimit.

Bujqësia jep kontributin e vet në ndotjen e ambientit nëpërmjet emisioneve të amonjakut, mbetjeve të plehërave kimike apo nga eliminimi i mbeturinave. Oksidi i azotit që del nga motorët që punojnë me naftë, e forcojnë ndikimin e pluhurit.

Studiuesit bëjnë dallime midis dimensioneve të ndryshme të pluhurit. Ka grimca pluhuri që janë 100 mikrometër dhe ka të tjera që janë vetëm pak nanometra. Shumë të rrezikshme janë të ashtuquajturat pjesëzat shumë të imta me diameter më të vogël se 0,1 mikrometra përkatësisht 100 nanometra. Kjo i përgjigjet madhësisë së virusit. Për këto pjesëza të vogla shumë të rrezikshme, BE nuk ka vendosur asnjë lloj kufiri maksimal të lejueshëm. Por, as BE as vende të tjera nuk i respektojnë kufijtë maksimalë të vlerave të dhëna nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO).

Rrezik i nënvleftësuar

OBSH kërkon për pjesëzat e vogla me diametër 2,5 mikrometra që të ndodhen në kufirin maskimal prej 10 mikrogramësh për metër kub. Vlera kufitare vendosur nga BE ndodhet më lartë tek 25. “90 përqind e popullsisë së botës jetojnë praktikisht me vlera shumë më të larta pluhuri se vlerat e vendosura nga OBSH,” thotë Münzel, “ne na duhen vlera kufitare për grimcat e vogla të pluhurit, në mënyrë që të mbrohemi nga pasojat për shëndetin.”

Rreziku që vjen nga ndotja me grimcat e vogla të pluhurit, nënvleftësohet në publik. Deri tani nga Corona kanë vdekur më shumë se një milionë vetë, paralajmëron kardiologu nga Mainzi. Për shkak të ndotjes së ambientit me grimca të vogla pluhuri, vdesin në botë 9 milionë vetë çdo vit. Ajo që kërkohet është ndryshimi i mënyrës së të menduarit, sidomos nga politika, thotë profesori i mjekësisë. Me vaksinën që po zhvillohet, mund të luftohet virusi i Coronës. Por vaksinë kundër kualitetit të keq të ajrit nuk ka.

DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid ndotja e ajrit covid ndotja e ajrit

Sondazh

Poll

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën