Showbiz

“Ndoshta mund të vdes nesër o Bieta” Julka Gramo do të ikë pa pishmane nga kjo botë, këngëtarja: E kam shijuar jetën, i kam bërë të gjitha…

VIDEO
Këngëtarja tha se nuk ka arsye që ajo të distancohet nga shoqëria, edhe pse në jetën e saj është shfaqur një person me të cilin ajo është impenjuar nga ana emocionale.
Featured image of article: “Ndoshta mund të vdes nesër o Bieta” Julka Gramo do të ikë pa pishmane nga kjo botë, këngëtarja: E kam shijuar jetën, i kam bërë të gjitha… Julka Gramo

TIRANE– Këngëtarja Julka Gramo ishte e ftuar ditën e sotme në emisionin “Ftesë në 5”.
Teksa po flisnin për temën e trajtuar në studio, këngëtarja tha se nuk ka arsye që ajo të distancohet nga shoqëria, edhe pse në jetën e saj është shfaqur një person me të cilin ajo është impenjuar nga ana emocionale.

Më tej ajo shtoi se e dashuron shumë familjen, por dhe nëna e saj e cila ka qenë një grua shumë e përkushtuar, i thotë shpesh që dil dhe shijo jetën. Dhe nëse ndodh që ditën tjetër ajo të ndërrojë jetë, Julka shprehet se jetën e ka jetuar dhe i ka bërë të gjitha.

Edhe unë kam mikeshën time që është si unë, ka dy fëmijë por kjo nuk na pengon që të bëjmë gjëra së bashku. Unë kurrë nuk e kam konceptuar faktin që ke një shoqëri shumë të madhe në momentin që impenjohesh me dikë dhe nga ana emocionale, fejohesh apo martohesh dhe automatikisht çdo gjë zbehet. Jo kuptoj që frekuenca nuk është e njëjta, janë shtuar impenjimet dhe sigurisht që fëmijët janë parësor por nuk do të thotë që duhet të zhdukësh çdo gjë se u bërë nënë dhe ke familje. Dhe për mua familja është shumë e rëndësishme dhe unë kam një nënë që ka qënë tërë jetën e përkushtuar ndaj nesh, por ajo thotë dil dhe shijo jetën. Ku i dihet ndoshta mund të vdes nesër o Bieta po nuk vdes e dëshiruar . E kam jetuar jetën duke i bërë të gjitha”– thotë këngëtarja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment