LIVE UPDATES
Insights

Ndonjë mësim nga Gjermania për shqiptarët e rinj dhe shqiptaret e reja dhe pse sot na duhen njerëz si Ardian Klosi

27 Maj 2019, 08:01 Nga DOSJA
Ndonjë mësim nga Gjermania për shqiptarët e rinj dhe

E ardhmja e politikës në Gjermani duket se është e gjelbër. Të rinjtë nuk u besojnë as socialdemokratëve, as konservatorëve. 33 për qind e gjermaneve dhe gjermanëve nën moshën 30-vjeçare kanë votuar për Partinë e Gjelbër. Mbi 2,5 milionë votues në Gjermani kanë braktisur socialdemokratët dhe konservatorët dhe kanë votuar për të gjelbrit. Tradicionalisht të gjelbrit gjermanë kanë mbajtur pozicione shumë të favorshme ndaj shqiptarëve në Ballkan. Në vitet ’90 janë angazhuar për strehimin e refugjatëve nga Kosova, më 1999 kanë përkrahur çlirimin e Kosovës nga NATO-ja, pas luftës kanë qenë ndër të parët që kanë përkrahur pavarësinë e Kosovës.

A mund të nxirret në viset shqiptare ndonjë mësim nga vota e të rinjve gjermanë? Kudo – në Kosovë, në Maqedoni, në Shqipëri – nuk i kushtohet rëndësi ambientit. Ndërtohen hidrocentrale që shkatërrojnë lumenjtë në Shqipëri. Kudo nga Mitrovica në Strugë e deri në Sarandë nuk ka planifikim serioz hapësinor. Shkatërrohet toka e bukës, ndërtohen shtëpi pa kriter. Në shumë qytete tashmë është shkatërruar substanca urbane. Planifikimi urban kryesisht drejtohet nga mjeshtër të korrupsionit, jo arkitektë me ndjenjë për hapësirën publike.

(Qendra e Tiranës është një përjashtim, por nuk është ngushëllim, sepse tabloja e përgjithshme mbetet e zymtë). Qytete si Prishtina, Tetova, Shkupi janë ndër më të ndoturat në Europë. Po planifikohet ndërtimi i një termocentrali të diskutueshëm afër Prishtinës. Pothuaj çdo i ashtuquajtur çlirimtar ka nga një gurthyes. Dhe asnjë qytet nuk ka impiante për trajtimin e ujërave të zeza. Ndotja ka marrë përmasa alarmante. Po të mos ishin investimet nga Zvicra dhe shtete të tjera perëndimore shumë fshatra e qyteza të Kosovës ende do pinin ujë të papastër.

Ka disa muaj që kudo nëpër botë organizohen protesta për mbrojtjen e ambientit. Një vajzë nga Suedia është bërë yll botëror me angazhimin e saj për mbrojtjen e ambientit. Athua çfarë ëndrrash, planesh e shqetësimesh kanë gjimnazistët shqiptarë në Pukë, Prizren apo Pollog? A janë fare të politizuar apo kanë vetëm një ëndërr: të emigrojnë. Në programet e partive politike sa për sy e faqe flitet edhe për ambientin. Por mbrojtja e ambientit nuk është temë me të cilën merret seriozisht ndonjë politikan shqiptar. Konsumi, kapitalizmi i pafrenueshëm, shkatërrimi i pyjeve, ndotja e natyrës, kaosi në trafik – nga të gjitha këto po u zihet fryma shqiptarëve kudo. Kur pret një orë për të depërtuar në qendër të Tiranës, atëherë gjendja është alarmante. Kur nga Veterniku në qendër të Prishtinës të duhen 40 minuta – atëherë duhet vënë gushtin në kokë dhe menduar për koncepte të tjera. Por në Kosovë i vetmi koncept është: autostrada. Jo hekurudha, që do të ishte shumë me ekologjike. Jo edukimi i njerëzve që të mos marrin veturën edhe kur duhet të ecin 100 metra për të shkuar te bukëpjekësi i lagjes.

Kudo në viset shqiptare ka nevojë për parti ekologjike. Kudo në viset shqiptare ka nevojë urgjente për qytetarë si Ardian Klosi, të cilin e mbyti Shqipëria që shkatërron Shqipërinë. Në njërin nga shkrimet e tij plot dhimbje Klosi shkruante: «Kam parë me sytë e mi ç’ndodh me monumentet e natyrës në Shqipëri, kam filmuar, kam fotografuar se si shpërthen një shtet i obsesionuar pas ndërtimit të rrugëve, në emër të ‘Rrugës së Arbrit’, faqet e kanionit te shkalla e Tujanit dhe lë të rrokullisen pa asnjë të keq mollokët e shkëmbinjve brenda në lumë; kam parë se si çel gurore në pikat më të bukura (ku lind dielli, te Qafa e Priskës?

Aty po e hapim një gurore), kam parë si lejon restorant anë Syrit të Kaltër për të lundruar brenda ujërave të kthjellëta bidonë e kanaçe sa të duash, por që të zbathet deri në këtë pikë sa të nxjerrë në ankand edhe Rozafën, Apoloninë, Butrintin, kjo të shkakton një ah nga fundi i shpirtit dhe ndonjë britmë të llojit: ‘Si mund ta quanim ne tradhtar mbretin Zog që u fali jugosllavëve Shën Naumin? Po ai e paska shpëtuar atë manastir me nam, a thua se parashikoi ç’takëm drejtuesish do të merrnin në dorë fatet e kujtesës kolektive shqiptare!’ Kam frikë se po shkojmë drejt një 100-vjetori përherë e më të zymtë, përherë e më mosbesues ndaj një pavarësie që në të vërtetë s’është.»

Po shkojmë drejt 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, u bënë më shumë se dy dekada prej se Kosova është e pavarur – dhe gati asgjë nuk ka ndodhur sa i përket mbrojtjes së ambientit. Ndërsa lexoni këtë shkrim, oligarkët fërkojnë duart dhe gëzohen që po ndërtojnë një hidrocentral në luginën e Valbonës, ndërsa firmat turke mbi Sarandë pasurohen nga hidrocentralet dhe Saranda gjatë verës nuk ka ujë. Shqiptarët? Klosi i shihte kështu: «Jetojnë në mes plehut dhe thonë «s’ka problem» / Po nga ta kthejnë kokën do gjejnë veç probleme / Telashe dhe halle një mal me probleme / U ikin me vrap, i ndeshin përballë / U mbyllin një portë, u hyjnë në oxhak / I djegin me flakë, u ngjiten në kokë / Po s’jepen ata dhe kokën e ngrenë Dhe gjejnë pakëz sa për të thënë «s’ka problem» / Ngrihen shulaten / Sfiliten rropaten».

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog ardian klosi gjermania parlamenti evropian ardian klosi gjermania parlamenti evropian

Sondazh

Poll
Insights 25 Maj 2019, 13:37

Të huajt duhet të vijnë, ne nuk ia dalim dot

Edhe njeriu me gjykimin me logjik apo më të ftohtë nuk mund të zgjidhë dot si duhet rebusin politik shqiptar.Paktet, marrëveshjet e momenteve të fundit, kulisat...

Insights 23 Maj 2019, 08:49

Një milionë lekë rrogë nuk mjafton!

Nëse punon në Tiranë prej disa vitesh si inxhinier (apo një profesion tjetër të ngjashëm) gjasat janë që merr 700 000 deri në 1 000 000 Lek (te vjetra) neto rro...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni