Politike

Ndoka tregon emrin e kryeministrit të ri: Nëse opozita fiton zgjedhjet, në krye të qeverisë do jetë Basha

Ai është shprehur se Rama është tërhequr nga pozicioni i tij dhe  mund të krijohet një qeveri tranzitore para zgjedhjeve.
Featured image of article: Ndoka tregon emrin e kryeministrit të ri: Nëse opozita fiton zgjedhjet, në krye të qeverisë do jetë Basha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokristiane që është dhe një prej aleatëve të Lulzim Bashës ka folur sot për Reformën Zgjedhore. Ai është shprehur se Rama është tërhequr nga pozicioni i tij dhe  mund të krijohet një qeveri tranzitore para zgjedhjeve.

Më tej në intervistën e tij në “Top Talk”, ai është shprehur se në rast të fitores në zgjedhje të koalicionit opozitar, kryeministër i vendit do të jetë Lulzim Basha.

E para ne po njohim kryeministrin e ardhshëm që është zoti Basha, e dyta ne futemi në një garë politike dhe marrim shembull që parti e parë nuk del partia Demokratike por një parti e koalicionit. Edhe mund të ndodhë prandaj jemi në garë, kjo të kufizon që të kesh një kabinet të kufizuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pjesa tjetër është që çdo parti politike operon me departamentet e veta, nëse kemi një lloj vëmendje ato janë personazhe që shprehen për ekonominë, për mbrojtjen, për shëndetësinë.

Pra krijohet një lloj lidershipi, mund të them që është garë edhe brenda për brenda opozitës ka garë kush do të jetë përfaqësuesi në qeverinë e ardhshme. Zoti Basha po analizon të gjithë potencialin që ka eksponentët që rreth vetes, përfshirë lidershipin e partisë së vet, përshirë kontribuet që vijnë nga aleatët. Të paktën kemi arritur që të formalizojmë kryeministrin e ardhshëm dhe kjo është shumë e rëndësishme”, u shpreh ndër të tjera Ndoka.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment