Politike

Ndoka i shpall ‘luftë’ Bashës: Do bëhem kryeministër po mora më shumë vota, pandeminë do ta kisha menaxhuar më mirë se Manastirliu! Mjekët të mos na tregojnë muskujt e të mos përdoren nga politika

I ftuar në “Report tv”, vetëm për të larguar kryeministrin Edi Rama, Ndoka tha se ishte i aftë të merrte çdo post politik. Madje, me batutë shtoi se mund të bëhej edhe vetë kryeministër, nëse merr më shumë vota se Basha.
Featured image of article: Ndoka i shpall ‘luftë’ Bashës: Do bëhem kryeministër po mora më shumë vota, pandeminë do ta kisha menaxhuar më mirë se Manastirliu! Mjekët të mos na tregojnë muskujt e të mos përdoren nga politika Nard Ndoka

TIRANË– Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka është ‘vënë në garë’ kokë më koëk me kryedemokratin Lulzim Basha. I ftuar në “Report tv”, vetëm për të larguar kryeministrin Edi Rama, Ndoka tha se ishte i aftë të merrte çdo post politik. Madje, me batutë shtoi se mund të bëhej edhe vetë kryeministër, nëse merr më shumë vota se Basha.

“Unë jap kontribut edhe pa qenë fare në listë. Ne kemi kryeministrin Rama që duhet të largohet sa më parë, renditja jonë nuk ka rëndësi. Basha ka treguar një lloj përgjegjshëmrie për vendin. Lënia e mandateve ka qenë më i duhuri. Nuk pati asnjë lloj pasoje. Ne përfaqësojmë qytetarët tanë. Ne kemi përfaqësuar zërin e tyre, opozita ka funksionuar si institucion. Unë kam një dëshirë të madhe për të dhënë një kontribut. Kjo është dëshira ime më e madhe. Unë nuk e refuzoj asnjë post politik. Edhe nëse marr më shumë vota se Lulzim Basha unë do bëhem kryeministër,”- tha Ndoka.

Ndoka foli edhe për pandeminë, për akuzat e ngritura nga Opozita në lidhje me manipulimin e numrit të viktimave dhe për publikumin e fotove nga morgu. Ai shtoi se situatën e pandemisë do ta kishte menaxhuar shumë herë më mirë se sa Ogerta Manastirliu. Ndoska u shpreh se mjekët dhe antarët e Komitetit Teknik nuk mund të bëjnë politikanin dhe se duhet të japin sqarime për numrin e viktimave dhe për fotot e publikuara. Ndërsa replikat politike, u duhen lënë vetë atyre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Unë kam menaxhuar dhe në kohë të vështira më parë. Do e kisha menaxhuar më mirë situatën se Ogerta Manastirliu. Reagimi i mjekëve, treguan muskujt përballë opozitës. Gjithë ato mjekë që dalin nuk mbajnë përgjegjësi institucionale. Nuk është detyra e mjekut për të bërë politikanin, por Ministria po i përdor. I shërben publikut. Qytetarët duan të dinë numrin real të viktimave. Ata mund të marrin më tepër masa për të mbrojtur veten. Nëse qeveria i fsheh numrat për të qetësuar qytetarët atëherë të dalin dhe të thonë arsyet. Unë kur kam qenë në Ministrinë e Shëndetësisë jam munduar të jem sa më transparent. Ndërsa për fotot në morg, ne merremi më shumë me fotografin se sa me kryeministrin për situatën. Ne i tregojmë se ky është realiteti. Ajo nuk është nga opozita por nga një mjek që është i guximshëm. Edhe vetë Rama ka nevojë, ka më tepër se 3 muaj që nuk futet në zyrë. Është një burim që ka dalë nga kryeministria. Ka shumë rëndësi që kryeministri nuk futet nga dritarja. Është një kryeministër që punon mes rrjeteve sociale nga bunkeri i tij,” – tha Ndoka.

(f.m/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment