Aktualitet

Ndodhej në Turqi për kurim prej dy javësh, deputeti Andi Përmeti fiton betejën me COVID

Përmeti vijoi kurimin për COVID në vendin tonë, ndërsa pas përkeqësimit serioz të situatës, ai u dërgua për kurim në Turqi.
Featured image of article: Ndodhej në Turqi për kurim prej dy javësh, deputeti Andi Përmeti fiton betejën me COVID Andi Përmeti

TIRANË– Deputeti Andi Përmeti ka fituar betejën me virusin Covid. Ai ndodhej në Turqi për një kurim më të specializuar pasi ndodhej në gjendje të rëndë për jetën.

Lajmin e mirë e ka bërë të ditur vetë Taulant Balla në seancën e sotme të Kuvendit. Ai u shpreh se Përmeti e ka fituar betejën me Covid-in.

“Kolegu ynë Andi Përmeti e fitoi betejën e COVID-19.”, tha ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kujtojmë se prej një periudhe të gjatë Përmeti vijoi kurimin për COVID në vendin tonë, ndërsa pas përkeqësimit serioz të situatës, ai u dërgua për kurim në Turqi. Fatmirësisht deputeti i ri fitoi betejën ndaj virusit vdekjeprurës.

(A.B)/Dosja.al

 

Shto Koment