Bota

Ndodh në Slloveni/ 22-vjeçarja pret dorën e saj për të fituar 1 milionë euro sigurime, rrezikon 2 vjet brug

Ajo rrezikon dy vite burg, kurse i dashuri i saj është dënuar me tre vite. Adlesiç dhe disa të afërm të saj u arrestuan në vitin 2019 kur mbërriti në spital me dorën e prerë sipër kyçit.
Featured image of article: Ndodh në Slloveni/ 22-vjeçarja pret dorën e saj për të fituar 1 milionë euro sigurime, rrezikon 2 vjet brug Julija Adlesiç

SLLOVENI– Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Svolleni, ku një 22-vjeçare është shpallur fajtore pasika prerë qëllimisht dorën e saj si pjesë e një skeme mashtrimi për siguracionet. Julija Adlesiç ka deklaruar se e preu dorën teksa po priste degë pemësh, pasi në këtë mënyrëdo të fitonte 1 milionë euro si pagesa sigurimesh.

Tani ajo rrezikon dy vite burg, kurse i dashuri i saj është dënuar me tre vite. Adlesiç dhe disa të afërm të saj u arrestuan në vitin 2019 kur mbërriti në spital me dorën e prerë sipër kyçit.

Gjykata zbuloi se ajo dhe i dashuri e kishin lënë qëllimisht dorën pas, në vend që ta sillnin me vete për ta ngjitur, por autoritetet kanë gjetur në kohë dorën dhe mjekët ia ngjitën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Prokurorët thanë se i dashuri i saj kishte kërkuar në internet për një dorë artificiale përpara se të ndodhte ngjarja. Edhe babai i të dashurit të saj është dënuar me një vit burg të pezulluar.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

Shto Koment