Bota

Ndodh në Kinë/ Dy muaj pas ceremonisë mortore 43-vjeçari kthehet i gjallë në shtëpi, mjekët e kishin ngatërruar me një pacient të ngjashëm

Mediat e huaja kanë shkruar se xhaxhai i 43-vjeçarit ka thënë se  familjarët e tij janë tronditur nga kjo ngjarje dhe besojnë me të vërtetë se ai është ringjallur.
Featured image of article: Ndodh në Kinë/ Dy muaj pas ceremonisë mortore 43-vjeçari kthehet i gjallë në shtëpi, mjekët e kishin ngatërruar me një pacient të ngjashëm Pamje nga arkivoli i 43-vjeçarit.

KINË– Ndonjëherë ndodhin situata të çuditshme që të bëjnë të tmerrohesh e mos kuptosh se çfarë po ndodh në të vërtetë.  Nuk do të  çuditeshit ose frikësoheshit ju nëse do të sikonit një njeri që është deklaruar më herët i vdekur?

Një ngjarje e tillë ka ndodhur në Kinë ku një person është rikthyer në shtëpi dy muaj pas ceremonisë mortore.  Qytetari ishte deklaruar më herët i vdekur nga doktorët, por u kthye i gjallë në shtëpi duke i lënë pa fjalë familjarët.

I njohur me emrin Jiao, 43-vjeçari kinez u rikthye pas dy muajsh në shtëpi, pasi familja kishte bërë ceremoninë mortore dhe e kishte dërguar trupin e tij në krematorium.

Mediat e huaja kanë shkruar se xhaxhai i 43-vjeçarit ka thënë se  familjarët e tij janë tronditur nga kjo ngjarje dhe besojnë me të vërtetë se ai është ringjallur.

Në të vërtetë  ngjarja ka ndodhur krejt krejt ndryshe. Mësohet se mjekët kanë deklaruar se e kanë ngatërruar z. Jiao me një pacient tjetër, që sipas tyre ishte shumë i ngjashëm.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Jiao kishte humbur kontaktet me familjen në fillim të marsit. Të shqetësuar ata raportuan në polici, e cila një muaj më vonë i lajmëroi se i afërmi i tyre po trajtohej në një spital në Ëenzhou.

Kur ata mbërritën një ditë më vonë në spital ku mësuan nga doktorët se Jiao me shumë mundësi nuk do të mbijetonte për shkak të sëmundjeve ngjitëse të shkaktuara nga tuberkulozi.

Burimi: Dailymail 

A.C/Dosja.al

Shto Koment