Kuriozitete

Ndodh në Çikago, një mjeke fluturimi gjendet e dehur nga pasagjerët në avion

Një punonjëse e avionëve gjatë një fluturimi në Çikago është gjetur e dehur nga pasagjerët.
Featured image of article: Ndodh në Çikago, një mjeke fluturimi gjendet e dehur nga pasagjerët në avion Mjekja e dehur në avion

ÇIKAGO- 49-vjeçarja, Julianne Marchnga Waukesha, e cila u gjet e dehur gjatë orait të punës në avion, është arrestuar të enjten nga prokurorët e rajonit të  Shën Jozefit.

Pasagjerët  e kishin kuptuar se dicka nuk shkonte me fluturmin, dhe saktësisht me 49-vjeçaren e dehur e cila ishte pjesë e ekuipazhit të Air Wisconsin.

Një pasagjer nga ky avion ka publikuar në rrjetet sociale një koment: “Hej mjekja jonë e fluturimit është në gjendje të dehur,sa u përplas me njerëzit në sedilje dhe mori para çdo gjë.”

Përveç pasagjerëve edhe piloti e kuptoi se diçka nuk shkonte me mjeken pasi ajo nuk i përgjigjej në telefon.

Niveli i saj i alkoolit në gjak ishte 0.204,  pesë herë mbi kufirin e lejuar. Gjatë rrugës për në burgun e Qarkut Shën Joseph, ajo i tha një oficeri që kishte dy “revole” se kishte konsumuar vodka përpara se të niste në mëngjes punën në avion.

Air Wisconsin deklaroi se “mjekja e fluturimit u arrestua nga autoritetet pas ngjarjes së rëndë që u bë publike. Ne po hetojmë situatën dhe po bashkëpunojmë plotësisht me autoritetet lokale.

Marsi u akuzua për dehje publike kriminale, një kundërvajtje, sipas raporteve. Mjekja ka qenë në peridhën e provë, dhe kjo neglizhencë mund të ketë ardhur si shkak i kësaj.

Ajo do të hetohet e lirë, ndërsa seanca dëgjimore e parë është caktuar për në datën 29 gusht.

 Burimi: Nypost.com

A.C/Dosja.al

Shto Koment