Bota

Ndodh në Angli/ Spitali ka 4 mijë shtretër, por pacientët nuk pranohen sepse mungojnë infermierët e kujdesit intensiv

Transferimi i 30 pacientëve nga spitalet e krijuara në Londër në Nightingale ndodhi si shkak i çështjeves së mungesës së personelit. Ndërkohë sipas mediave të huaja dokumetet tregojnë se të gjithë pacientët ishin intubuar dhe ishin në të njëjtin ventilator sepse nuk ishin të mirë.
Featured image of article: Ndodh në Angli/ Spitali ka 4 mijë shtretër, por pacientët nuk pranohen sepse mungojnë infermierët e kujdesit intensiv Spitali NHS Nightingale në lindje të Londrës i boshatisur, pa pacientë.

BRITANI E MADHE- Në Britaninë e Madhe situata e koronavirusit është rënduar ndjeshëm ndërkohë që edhe bluzat e bardha janë në mugesë, duke shkaktuar akoma më shumë vështirësi në trajtimin e pacientëve.

Mediat e huaja kanë shkruar se në spitalin e Nightingale infermierët janë në mungesë dhe për këtë shkak janë larguar edhe pacientët. Mësohet se spitali nuk ka qenë në gjendje të pranojë rreth 50 pacientë të infektuar të cilët kishin nevojë për kujdesin intesiv që i mban në jetë. Prej datës 7 prill kur është paraqitur pacienti që kishte nevojë për ventilator nuk kishte më hapësirë, si edhe 30   të tjerë u  refuzuan për shkak të mungesës së stafit.

Transferimi i 30 pacientëve nga spitalet e krijuara në Londër në Nightingale ndodhi si shkak i çështjeves së mungesës së personelit. Ndërkohë sipas mediave të huaja dokumetet tregojnë se të gjithë pacientët ishin intubuar dhe ishin në të njëjtin ventilator sepse nuk ishin të mirë.

Ndërkohë që spitali ishte i krijuar me gati 4,000 shtretër, mësohet se deri të hënën janë trajnuar vetëm 41 pacientë.

Spitali është i detyruar të refuzojë njerëzit që kanë nevojë për kujdes sepse nuk ka infermierë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ka shumë njerëz që punojnë këtu, përfshirë shumë mjekë. Por nuk ka mjaftueshëm infermiere të kujdesit intensiv. Ato tashmë janë duke punuar në spitale të tjera dhe janë duke u lodhur atje.  Ky është problemi. Kjo bën që pacientët të refuzohen, sepse nuk ka infermiere të kujdesit intensiv.”– tha  një mjek.

177,688 viktima, 2,557,993 të infektuar dhe 695,336 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në botë. Vendet më të prekura janë Kina, SHBA, Italia, Franca dhe Spanja. Amerika është vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave, pasi aty kanë humbur jetën 45,343 dhe rezultojnë të infektuar mbi 810 mijë.  Edhe Europa po lufton çdo minutë me COVID-19. Në Itali numri i viktimave ka shkuar në 24,648 dhe në Spanjë 21,282 qytetarët kanë humbur betejën me COVID-19. Ndërsa në Francë janë shënuar 20,796 viktima.

Burimi: Dailymail 

A.C/Dosja.al 

Shto Koment