Bota

Ndodh mrekullia/ Nëna merr vendimin t’i heqë oksigjenin foshnjës, vajza mbijeton!

Një nënë e re pas shumë problemesh që kishte vajza e saj, vendosi të marrë vendimin që t'i hiqte oksigjenin foshnjës, në mënyrë që mos torturohej më shumë e ta linin të vdiste. Por edhe pasi doktorët i hoqën oksigjenin, ajo arriti të mbijetojë.
Featured image of article: Ndodh mrekullia/ Nëna merr vendimin t’i heqë oksigjenin foshnjës, vajza mbijeton! Nena me femijen

SHBA- Në prill të këtij viti, Monique Goldring vendosi të heqë dorë nga jeta vajzën e saj 8 muajshe.

Por bebi i mrekullueshëm i nënës nga Maryland mbijetoi dhe familja e saj vendosi të festojë ditëlindjen e saj të parë 25 gusht.

“Unë ende kam fëmijën tim me vete.Unë nuk mendoja se do të isha në gjendje ta shihja atë moment historik”- tha ajo.

Phoenix lindi me një defekt në zemër të quajtur barkushe të drejtë të dyfishtë dalëse, që do të thotë që zemra e saj nuk mund të qarkullojë siç duhet oksigjenin rreth trupit të saj. Për të shpëtuar jetën e saj, mjekët kryen dy nga katër operacione paliative për të cilat i duheshin dhe i bënë një operacion kur ishte vetëm 2 muajsh.

Por sërish në moshën 7 muajshe, Phoenix nisi të kishte rrjedhje gjaku nga hunda. Gjatë vozitjes në dhomën e urgjencës ngjyra e lëkurës së saj u kthye në blu dhe pati probleme me frymëmarrjen.

Arresti papritur kardiak la vajzën e saj me probleme të shumta në tru, kështu që ajo qëndroi në spital për nëj muaj.

Goldring u kërkoi mjekëve të hiqnin ventilatorin që e ndihmonte Feniksin të merrte frymë pasi e pa se sa e “lodhur” ishte ajo.

Ajo vëzhgoi dhe priti gjashtë orë pasi Phoeniksit i ishte hequr ventilatori, kur mjekët thanë janë në pritje të vdekjes së saj.

“Por edhe pas 6 orëve foshnja akoma po luftonte me jetën. Nga ajo pikë e tutje, ajo thjesht vazhdoi të bëhej më mirë,” tha nëna e saj.

 Burimi: CCN 

A.C/Dosja.al

Shto Koment