Bota

Ndodh mrekullia në Britani, 34-vjeçarja rikthehet në jetë 6 orë pas vdekjes

Ky lajm ka bërë bujë në mbarë  botën, për këtë rikthim të papritur nga  vdekja.
Featured image of article: Ndodh mrekullia në Britani, 34-vjeçarja rikthehet në jetë 6 orë pas vdekjes Audrey Schoeman

BRITANI E MADHE- Një mrekulli ka ndodhur në Britani, ku një mësuese fatmirësisht është rikthyer në plot 6 orë pasi zemra e saj kishte ndaluar së rrahuri.

Ky komplikim kishte ardhur pasi mësuesja britanike kishte pësuar një arrest kardiak.

Audrey Schoeman, ishte britanikja që u rikthye mrekullisht në jetë, pasi sëbashku me bashkëshortin e saj kishin nisur alpinizmin në vargmalet e Spanjës. Teksa ata kanë qenë në mes të ftohtit, gruas i ka rënë të fikët dhe me urgjencë bashkëshorti i saj ka njoftuar grupin e mjekëve.

Pasi  Schoeman u dërgua në spital me helicopter, rezultoi se organizmi i saj kishte pësuar hipotermi dhe temperatura e trupit i ishte ulur në 18 gradë Celsius. Prandaj për këtë shkak zemra e saj ndaloi së rrahuri. Pavarësisht mundit të mjekëve, ajo nuk mundi të mbijetonte , por u rikthye në jetë  6 orë më vonë pas arrestit kardiak.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky lajm ka bërë bujë në mbarë  botën, për këtë rikthim të papritur nga  vdekja.

Burimi: Thesun 

A.C/Dosja.al

Shto Koment