Bota

Ndodh mrekullia! Më shumë se një muaj në gjendje kome, foshnja në Brazil fiton betejën me Covid-19

Emri i tij është Dom dhe disa muaj pasi lindi ai filloi të ketë probleme me frymëmarrjen ndërkohë prindërit e çuan djalin e vogël në një qendër ku u informuan se ai kishte një infeksion bakterial.
Featured image of article: Ndodh mrekullia! Më shumë se një muaj në gjendje kome, foshnja në Brazil fiton betejën me Covid-19 Foto Ilustruese

BRAZIL– Një foshnjë prej vetëm pesë muajsh ka arritur të fitojë betejën me Covid-19 pasi kaloi më shumë se një muaj në një gjendje kome të induktuar në një spital në Rio de Janeiro. Në total, i mituri ka kaluar 54 ditë në spital, por tani ai është larguar dhe tashmë është në shtëpi me prindërit e tij.

Emri i tij është Dom dhe disa muaj pasi lindi ai filloi të ketë probleme me frymëmarrjen ndërkohë prindërit e çuan djalin e vogël në një qendër ku u informuan se ai kishte një infeksion bakterial.

Por, duke parë që ai nuk iu përgjigj trajtimit dhe gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua, ata vendosën të shkojnë në spitalin Pro-Cardiaco . Atje, një test i Covid-19 zbuloi se foshnja ishte infektuar .

Pas disa ditësh mjekimi, mjekët vendosën ta fusnin në gjendje kome dhe ta lidhnin me një respirator. Tani, pas 54 ditësh , i mituri ka fituar betejën kundër sëmundjes dhe tashmë është në shtëpi. Të bindur se shërimi i djalit të tyre ‘ka qenë një mrekulli’, prindërit e tij do të mbajnë festë virtuale për të festuar ‘lindjen’ për së dyti të djalit të tyre. Një bashkim virtual familjar për të festuar shërimin e Domit të vogël.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pandemia e koronavirusit me origjinë nga qyteti kinez Wuhan ka marrë jetën e më shumë se 372,000 persona dhe më shumë se 6.1 milion njerëz janë infektuar në të gjithë botën. Brazili qëndron si vendi i dytë më i prekur nga virusi pasi ka thyer rekordin e tij të rasteve Covid-19 në bilancin në 514.849 persona të infektuar dhe 29,314 vdekje.

Burimi: ABC.es

(A.K. Dosja.al)

Shto Koment